Albchain – Blockchain Albania, platforma e shqiptarëve - Business Magazine Albania

Albchain – Blockchain Albania, platforma e shqiptarëve


Shkruar nga Milaim Deliu, docent i teknologjisë smart

Teknologjitë Blockchain dhe Tangle janë motorët e zhvillimit sot. Kapacitetet e tyre supozohen të kenë fuqi për ta ndryshuar Botën rrënjësisht dhe për ta drejtuar atë. Albchain – Blockchain Albania, le të jetë platforma e shqiptarëve për Blockchain, e pse jo dhe Tangle. Tangle nuk është as Block dhe as Chain. Por pasi kjo teknologji te ne është fare e panjohur, do e lëmë me këtë rast jashtë tekstit, megjithëse synimi për Akademinë Tangle mbetet detyrë, që do të realizohet këto ditë.

Blockchain konsiderohet si një nga teknologjitë thelbësore interdisiplinare për transaksionet e të gjitha llojeve. Sigurisht, aktualisht ka ende shumë pengesa për të kapërcyer. Kjo fillon me pranimin e teknologjisë nga publiku dhe përfundon me rregullore të rëndësishme ligjore. P.sh. derisa pronat e patundshme të mund të shiten përmes Blockchain, i gjithë ligji i pasurive të paluajtshme duhet të ndryshojë. Dhe, këtu paraqiten palët e interesuara, të cilat nuk do të heqin dorë aq lehtë nga privilegjet e tyre.

Lexoni: Smart Community – Platformë e moduleve të rrjetëzuara për komunitetin modern

Megjithatë janë dy lagje të kundërshtarëve të teknologjisë Blockchain: lagjia e kritikëve, që vijnë nga sektorët që ndjehen shumë të kërcënuar dhe lagjia e skeptikëve, që nuk binden në besueshmërinë e Blockchain-it.

Blockchain mund të gjejë aplikim në të gjitha fushat. Nëse interneti është aplikuar dhe pranohet nga të gjitha komunitetet, atëherë nuk ka dyshim se edhe Blockchain do të pranohet dhe aplikohet. Interneti është komunikim. Ajo që interneti është për komunikimin, e njëjta është Blockchain për transaksionet. Në përvojën time, kam mundur të konstatojë, se për të kuptuar Blockchain-in, më e nevojshme është të sqarohet se çka janë transaksionet, se sa çka është Blockchain. Transaksioni është lëvizja e vlerave të caktuara midis dy a më shumë pjesëmarrësve në rrjet në mënyrë transparente dhe të besueshme. Kjo lëvizje e vlerave mund të përfshijë të gjithë sektorët e jetës, ekonominë, financat (në financa është kryer aplikimi i parë i teknologjisë Blockchain – Bitcoini), në Internet of Things, në politikë, administratë, mjekësi e shëndetësi, sigurime, energji, ekonominë e patundshme, mobilitet, siguri, etj.

Pra është e qartë se Blockchain nuk është Bitcoin, por ky i fundit e aplikon teknologjinë Blockchain. Le të marrim edhe një shembull krejt tjetër që nuk ka të bëjë me sektorin financiar, po p.sh me logistikën, dhe më konkretisht me kontainerët. Qëllimi është: të mapohen kontainerët inteligjent nëpërmjet një çipi në Blockchain. Atëherë: Dokumentat dhe informatat e nevojshme do të lidheshin me çipin dhe të jenë të disponueshme për të gjithë në ekosistem – zyrtarët e doganave, shpedituesit, kontraktuesit, transportuesit, blerësit, stafi i magazinës. Kështu kontaineri inteligjent do të paguante për vete nëpërmjet Smart Contracts – një kontratë vetë-ekzekutuese. Kjo ide nuk është as e re as unike, kompani të tjera po përpiqen për të njëjtën gjë, por Blockchain e bën të realizueshme dhe të aprovueshme. Në sajë të sensorëve, pozicioni, temperatura, lagështia dhe gjendja e secilit kontainer inteligjent mund të gjurmohet në mbarë botën në çdo kohë. Logistika ende konsumon tone letrash. Sipas kompanisë Kühne + Nagel, më shumë se 200 dokumenta të shkruara me dorë, skanime dhe e-maile janë të nevojshme për një dorëzim të vetëm të mallrave. Ironia: shpesh dokumentat janë më të shtrenjta se sa anijet e mallrave. Në Blockchain kontrata digitalizohet dhe ruhet në mënyrë të decentralizuar. Meqenëse të gjitha palët e përfshira kanë qasje dhe nuk ka nevojë të pajtohen ose të përfshihen në kontratë palët e treta.

Lexoni: Dashuritë e Lulzim Veliut, Kosova dhe biznesi “Smart home”

Albchain

Teknologjia Blockchain nuk është e panjohur as në Shqipëri as në Kosovë. Entuziastë nga Kosova e Shqipëria kanë realizuar suksese të veçanta edhe në kuadër të rajonit.  Entuziastët shqiptar janë të koncentruar në Bitcoin dhe në Ethereum si dhe në sigurinë kibernetike. Gjithashtu janë organizuar një numër eventesh, akademish dhe prezantimesh. Në Kosovë e në Shqipëri janë edhe disa baza Miner. Të gjitha këto shprehin interesimin e shqiptarëve për Blockchain dhe kjo mund të jetë shumë inkurajuese, pasi Blockchain është një teknologji e ndërlikuar dhe jo e kapshme për ta kuptuar lehtësisht të gjithë.

Integrimi i shqiptarëve në këtë teknologji do të ishte një hap i rëndësishëm i zhvillimit. Jo rrallë parashtrohet pyetja: a mund të kemi sukses në këtë fushë? Në këtë aspekt ne mund të ndihemi shumë komod. Shqiptarët kanë dhënë shembuj se si mund të arrihet suksesi në këtë teknologji dhe si mund të pritet nga Bota. Tjetra, shpesh është vërtetuar se nuk janë liderët e industrisë mjaft përgjegjës për inovacionin, por zakonisht të tjerët. Dhe ka shumë shtete të zhvilluara që po hamenden para teknologjisë së re dhe do të humbin hapin me kohën. Gjermania është shembulli tipik. Gjermania e humbi shansin të ishte lider në internet dhe me politikat konservatore dhe skeptike sot rrezikon të humbasi edhe shansin e Blockchain-it. Megjithatë kjo shkon në favor të vendeve të vogla në zhvillim ose të pazhvilluara, sepse ato mund të koncentrohen në eksportimin e teknologjisë, në të vërtetë të aplikacioneve të teknologjisë dhe sepse vendet e zhvilluara do të jenë të detyruara të importojnë teknologji, në të vërtetë applikacionet e teknologjisë, për të mbajtur hapin.

Shqipëria dhe Kosova i kanë disa nga parakushtet për zhvillimin e teknologjisë smart dhe të teknologjisë Blockchain, vetëm se nevojiten reforma serioze dhe organizim i ri.

Lexoni: 5 sfidat më të mëdha që do të hasë bota në të ardhmen

Krijimi i një platforme të përbashkët shqiptare Blockchain dhe dApps do të ishte një prioritet, që do të mund të paraprihej me themelimin e një Instituti Blockchain për të gjithë sektorët (dhe jo vetëm për sektorin Bitcoin ose sektorin e sigurisë). Pastaj publikimi i magazinave, organizimi i trajnimeve dhe i akademive, krijimi i hapësirës për Mining, etj, etj. Detyrat ose synimet praktike do të ishin: krijimi i infrastrukturës për Smart City dhe komunitetet smart; ngritja dhe garanrimi i Sovranitetit Digital të Shqipërisë dhe të Kosovës; ofrimi i zgjidhjeve (i zgjidhjeve në bllok) për industrinë e re automobilistike që po lindet; rimodelimi i teknikës energjetike dhe i energjisë së rigjenerueshme, etj, etj. Të gjitha këto sfera, po edhe të tjera, si drejtësia, mjekësia e shëndetësia, patundshmëritë, bankat e financat, e kështu me radhë e pa radhë, janë xeherore të punës, të zvillimit dhe të inovacionit! Pavarësisht faktit, se kështu „fati“ i ekonomistëve do t´i prek në vijim edhe juristët, notarët e mjekët dhe të gjithë sektorin shëndetësor, kjo nuk do të thotë se duhet të tmerrohemi nga papunësia. Do të ndodhë e kundërta: procesi i punës do të zhvillohet, do të krijohen profesione të reja, do të krijohen produkte të reja dhe tregje të reja.

*Albchain – Blockchain Albania, platforma e shqiptarëve.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0