AlbaniaTech Talks: Diskutim mbi Machine Learning dhe Inteligjencën Artificiale me DataMax - Business Magazine Albania

AlbaniaTech Talks: Diskutim mbi Machine Learning dhe Inteligjencën Artificiale me DataMax

Në mbrëmjen e 5 majit, AlbaniaTech dhe DataMax mblodhën komunitetin e apasionuar të Machine Learning dhe AI, në një seminar dedikuar arkitekturës Serverless Machine Learning dhe inteligjencës artificiale.

Folësi kryesor i eventit ishte bashkëthemeluesi i DataMax, Sadik Bakiu. Sadik është Krye-inxhinier Machine Learning në Data Max. Ai është i fokusuar në sjelljen e projekteve të Machine Learning në prodhim dhe ka punuar në fushën e të dhënave dhe Machine Learning për më shumë se 10 vjet tashmë. Me përvojën e tij ai ka ndihmuar kompanitë të kalojnë nga faza e eksperimentimit, në përfitim të vërtetë nga projektet e Machine Learning.

Në AlbaniaTech Talks, ai solli ekspertizën e tij bazuar në 4 tema kryesore:

  • Çfarë është Machine Learning?
  • Çfarë është Cloud Computing?
  • Çfarë është Machine Learning pa server?
  • Ndërtimi i një aplikacioni ML pa server

Ky ishte takimi i parë i një serie kushtuar temës. AlbaniaTech vazhdon kështu misionin për të informuar, mbështetur, promovuar dhe frymëzuar shqiptarët, në një thirrje të hapur për të mbështetur çdo startup si DataMax, apo aktor të ekosistemit që dëshiron t’i japë ekspertizë ekosistemit të Shqipërisë dhe ta ndihmojë atë të inovojë dhe zgjerohet!

Nëse keni një ide dhe dëshironi mbështetje për ta realizuar atë, kontaktoni në: office@albaniatech.org.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

✨ Thënia e ditës
“Mos lër frikën e humbjes të jetë më e madhe se dëshira për të fituar.”
— Robert Kiyosaki
Must watch
Business Mag Nr. #39 – Shtator 2025

‘’Zgjidhni njeriun’’ … ‘’Punësoni për aftësitë e buta’’….   Janë sot postulate nga ekspertët dhe studiues të tregut të punës, të cilat iu drejtohen stafeve të burime njerëzore. Mund edhe të duket pak romantike për kohën që po jetojmë, por zgjedhja e njeriut të duhur për t’i hapur dyert e zyrës, për ta futur në gjirin e skuadrës tënde dhe për t’i dhënë pushtetin e të folurit në emër të brand-it tënd ka sot vlerë më shumë se kurrë më parë. Rëndësia e ‘aftësive të buta’ qëndron në faktin e të zotëruarit të cilësive si komunikimi, dëshira për të provuar e qenë kurioz, bashkëpunimi, empatia, besnikëria, etika e lartë dhe padyshim ndershmëria; tipare të cilat nuk janë edhe aq të thjeshta për tu gjendur në njeriun modern i cili duket se vrapon pas trendeve, të resë dhe virales dhe për të cilin çdo gjë që ka më shumë ndjeshmëri seç duhet është ‘jashtë mode’.

Për ne shqiptarët shumë nga këto vlera njerëzore janë edhe vlera të familjeve tona, vlera të cilat jan duartrokitur gjithmonë në mjediset ku jemi rritur, por që ndoshta nuk duartrokiten edhe shumë sot, ndër breza më të rinj…, ose të paktën nuk duartrokiten në publik. 

E kush më …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0