Albanian ICT Awards thirrje mendjeve kreative të FIEK, Riinvest dhe Bonevet - Business Magazine Albania

Albanian ICT Awards thirrje mendjeve kreative të FIEK, Riinvest dhe Bonevet


Një javë më parë edicioni i pestë jubilar i një inovacioni që flet shqip çeli turin e takimeve disa javore, të cilat organizohen tradicionalisht çdo vit në kërkim dhe identifikim të shqiptarëve të suksesshëm në teknologji.

Organizuar pranë ambienteve të Ofiçina, ky takim ishte hapi i parë i një rrugëtimi të gjatë dhe një eksperience unike që pret mbarë komunitetin e Albanian ICT Awards.

Java e parë e muajit Mars solli tre takime, dy në Prishtinë – në Fakultetin e Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike në Universitetin e Prishtinës dhe Kolegjin Riinvest – dhe një në Gjakovë pranë Qendrës Bonevet.

Me 1 Mars, ekipi organizativ i garës pati kënaqësinë e një bashkëbisedimi të ngrohtë me studentët e shkëlqyer të Fakultetit të Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike në Universitetin e Prishtinës. I pranishëm ishte udhëheqësi i departamentit Prof. Dr. Blerim Rexha, akademiku i vitit në Abanian ICT Awards IV dhe Koordinatori i Albanian ICT Awards, z. Ardian Alaj.

ICT Diploma e Vitit, ICT Mobiliteti i Vitit dhe ICT Inovacioni i Vitit ishin kategoritë, të cilat tërhoqën më së shumti vëmendjen e studentëve të FIEK.

Të Enjten e datës 2 Mars Kolegji Riinvest mirëpriti për vitin e tretë me radhë ekipin organizativ të konkursit. I pranishëm në këtë aktivitet, Prof. Dr. Shkëlzen Cakaj motivoi studentët e këtij kolegji t’i bashkohen ICT Awards si një mundësi e artë ku mund të dëshmojnë kreativitetin dhe arritjet e tyre.

Z. Cakaj u shpall ICT Hulumtuesi i Vitit në edicionin e vitit të kaluar të Albanian ICT Awards.

Qendra Bonevet mbylli të Premten takimet e kësaj jave kur organizatorët udhëtuan drejt Gjakovës. Një qytet i vogël, yjet e të cilit nuk kanë reshtur së impresionuari jo vetëm jurinë e Albanian ICT Awards, por mbarë komunitetin e ICT-së në Shqipëri, Kosovë dhe më gjerë.

Kategoria “ICT Ylli në Ngritje” do të jetë testi i vërtetë për këta të rinj, të cilët kërkojnë ta mbajnë këtë çmim përsëri në Gjakovë për vitin e dytë me radhë.

Thirrja e Albanian ICT Awards rikthehet në Hënën, më 6 Mars në Universitetin e Evropës Juglindore në Shkup dhe Tetovë të Maqedonisë, më 7 Mars për herë të parë në Cacttus Education dhe më 9 Mars në Kolegjin AAB.

Aplikimet, të cilat u hapen me 27 Janar, krahas kategorive tradicionale sollën një çmim risi, “ICT Cyber Security of the Year”. Ato do të qëndrojnë të hapura deri më 31 Mars dhe bëhen online përmes faqes zyrtare, www.ictawards.org.

Rreth Albanian ICT Awards

Albanian ICT Awards është një garë mbarëkombëtare unike për nga karakteri dhe dedikimi, që ka për synim identifikimin, shpërblimin dhe promovimin e profesionistëve të dalluar, udhëheqësve të suksesshëm të bizneseve, inovatorëve, akademikëve dhe të rinjve entuziast në fushën e ICT-së. Sistemi shpërblyes i këtij evenimenti realizohet përmes një përzgjedhje të paanshme dhe rigoroze nga një juri e përbërë nga figura të shquara të komunitetit ICT në vend, bazuar në kritere të veçanta etike dhe profesionale të vlerësimit.

Rreth ICTSmedia

ICTSmedia si një shtëpi botuese lider në botimet mediatike në fushën e Teknologjisë, Informacionit, Komunikimit dhe Sigurisë. Këtë vit prezanton edicionin e 5-të vjetor kombëtarë të evenimentit shpërblyes “Albanian ICT Awards V.”

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.



Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0