Albanian ICT Awards 4 starton nga Qendra e Inovacionit në Kosovë - Business Magazine Albania

Albanian ICT Awards 4 starton nga Qendra e Inovacionit në Kosovë


Ashtu siç ishte paralajmëruar më parë, organizatorët e Albanian ICT Awards në kuadër të edicionit të katërt të konkursit mbarëkombëtar i cili hoqi siparin më 4 Shkurt sot mbajti takimin e parë të hapur me karakter informativ.

Organizuar pranë Qendrës së Inovacionit në Kosovë qëllimi i tij ishte prezantimi i kritereve të aplikimit dhe mundësive që ofron kjo garë për pjesëmarrësit. Takimi u hap nga Drejtori i Qendrës së Inovacionit Uranik Bregu i cili u bëri thirrje të gjithë startupeve pjesë e inkubatorëve të ICK-së ti bashkoheshin këtij konkursi unik.

ict_awards_ick2

Me një fjalë përshëndetëse ndoqi Kushtrim Shala, bashkëthemelues i Albanian ICT Awards i cili gjeti rastin të fliste për rrugëtimin e kësaj nisme përgjatë katër viteve.

Suprizë e këtij takimi padyshim ishte pjesëmarrja e Vullnet Kabashit i cili ka qenë një prej finalistëve të edicionit të kaluar të Albanian ICT Awards në kategorinë e Shërbimit Publik të Vitit dhe aktualisht shërben si përfaqësues i Kuvendit të Kosovë në departamentin e IT-së.

ict_awards_ick3

Në një fjalë të rastit, Vullneti foli rreth eksperiencave të kaluara gjatë konkurrimit të tij në edicionin e tretë të Albanian ICT Awards.

Ndërsa organizatorët e konkursit do të vijojnë me takimet të tjera në një maratonë të vërtetë në kërkim të talenteve shqiptare të komunitetit ICT, duam të theksojmë se afati i fundit i aplikimeve do të jetë data 31 Mars.

Bashkohuni në rrugëtimin tonë duke aplikuar në një nga shtatë kategoritë përmes uebfaqes së Albanian ICT Awards. (ICTSmedia)

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0