"Albanian Green Energy Forum", një mundësi bashkëpunimi Shqipëri-Britani - Business Magazine Albania

“Albanian Green Energy Forum”, një mundësi bashkëpunimi Shqipëri-Britani


Dhoma Shqiptaro-Britanike e Tregtisë dhe Industrisë, ambasada e RSH në Londër, me mbështetjen e Lord Watson of Richmond CBE, si dhe një sërë kompanish prestigjioze britanike në Mbretërinë e Bashkuar, organizuan “Albanian Green Energy Forum”. Ndër panelistët kryesorë ishte z. Gëzim Musabelliu–Zëvendësministër i Energjisë dhe Industrisë të Republikës së Shqipërisë, si dhe përfaqësues analistë të kompanive eksperte në fushën e energjetikës, të studiove të ndryshme ligjore, që operojnë si në Shqipëri, ashtu edhe në Mbretërinë e Bashkuar, por jo vetëm.

Qëllimi i Forumit ishte njohja me realitetin dhe mundësitë e shumta, që aktualisht Shqipëria ofron për bashkëpunim dhe investime në fushën e energjetikës, veçanërisht në sektorin e ashtuquajtur të energjisë së rinovueshme (green energy). Pjesëmarrës në Forum ishin një sërë kompanish prestigjioze britanike, por edhe përfaqësues të biznesit nga diaspora në Britaninë e Madhe, të interesuar për bashkëpunimin në këtë fushë.  Në fjalën e tij, Ambasadori Qirko prezantoi objektivin e qeverisë shqiptare për tërheqjen e sa më shumë investimeve në fushën e energjetikës, veçanërisht në atë të rinovueshme, me qëllim rritjen e kapacitetit të prodhimit të brendshëm të energjisë, luajtjen e rolit kyç në krijimin e një ambienti stimulues për investimet në strukturat e energjisë, në kapacitetet e reja prodhuese.

Duke qenë se Shqipëria posedon burime të rëndësishme të potencialit të energjisë së rinovueshme si: burimet hidrike, era, energjia diellore, etj, përmirësimi i kuadrit ligjor mbi sistemin energjetik në përputhje me legjislacionin e BE-së, por nisur edhe nga fakti se ‘green energy’ është një fushë relativisht e re në sistemin energjetik shqiptar, ambasadori ftoi kompanitë britanike dhe shqiptare të konsiderojnë mundësitë e investimit dhe bashkëpunimit të tyre në këtë aspekt.

Duke qenë një njohës i mirë dhe dashamirës i Shqipërisë, Lord Watson theksoi se ajo ofron mundësi të mrekullueshme investimi dhe se pavarësisht pozitës periferike gjeografike në Europë, krejt e kundërta mund të pohohet për sa i përket kapaciteteve dhe ambientit favorizues që ajo posedon. Ndërsa kryetari i Dhomës Shqiptaro-Britanikë të Tregtisë dhe Industrisë z. Zenel Hoxha konsideroi me rëndësi organizimin e forumeve të tilla informuese, me qëllim njohjen e kapaciteteve dhe terrenit të favorshëm të investimit në Shqipëri këtë aspekt. Ndërsa Zëvendës Ministri Musabelliu, paraqiti një panoramë të detajuar të kushteve optimale të zhvillimit të sektorit të energjisë në vend, masat e marra, përmirësimin e kuadrit ligjor, në funksion të sfidës për promovimin e energjisë së rinovueshme si një burim energjie në përputhje me standardet e ruajtjes së sistemit ekologjik.

burimi: gazeta-shqip

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0