Albanian Gastronomy Academy – AGA, 5 vite në tregun e kulinarisë - Business Magazine Albania

Albanian Gastronomy Academy – AGA, 5 vite në tregun e kulinarisë

Përmes Akademive si AGA, fusha e kulinarisë ka mundësi të përmirësojë standardet e gatimeve dhe shërbimit të tyre. Në një intervistë për Businessmag.al, drejtuesja e AGA Linda Dervishaj, tregon sfidat dhe organizimin e akademisë, planet për të ardhmen dhe kontributin e AGA-s në sigurinë ushqimore.

Albanian Gastronomy Academy – AGA, nisi aktivitetin e saj në fillim të vitit 2015. Nevoja e tregut dhe kërkesa në rritje për këtë sektor nxitën krijimin e këtij institucioni, si dhe organizimin sa më të mirë të kurrikulave të formimit profesional në sektorin e kulinarisë.

MasterChef Albania, një patentë e njohur që përcolli interes të shtuar për artin e bukur të kulinarisë, tek thuajse të gjithë shqiptarët, identifikoi dhe nevojat e tregut, duke qenë se kjo patentë u punua dhe u zbatua nga sipërmarrësit e Albanian Gastronomy Academy – AGA, sh.p.k.

Tashmë pas më shumë se 5 vitesh në treg, AGA ka arritur të kontribuojë në tregun e formimit profesional, duke sjellë programe të alternuara dhe të ndërlidhura mes teorisë dhe praktikës.

Teoria, baza e të kuptuarit dhe praktika baza e të mësuarit, ndërtuan terrenin e ndryshimit edhe tek konkurrentët dhe sot shohim që të gjitha institucionet e këtij lloji të formimit profesional, flasin në të njëjtën gjuhë.

Jemi krenarë për kontributin tonë në treg dhe që në dijeninë tonë, vlerësohemi si një nga institucionet më serioze dhe cilësore në tregun e formimit profesional kulinar.

Sigurisht, një mbështetje të fortë e kemi marrë edhe nga bashkëpuntorët tanë në Itali, me të cilët AGA ka realizuar binjakëzime, si rezultat i përkrahjes së Ambasadës Italiane në Shqipëri,

Cilat janë risitë tuaja në treg? Sa persona keni trajnuar/formuar deri më tani?

AGA është ndërtuar në 3 shtylla kryesore:

Formim Profesional

Traditë/Turizëm

Siguri Ushqimore

Të gjithë operatorët ushqimorë, duhet të jenë të trajnuar dhe mirëinformuar mbi ciklin e sigurt nga, i cili duhet të kalojë i gjithë zinxhiri ushqimor, për të garantuar siguri ushqimore për konsumatorët.

Po ashtu, është shumë e rëndësishme, njohja e recetave tradicionale, ndryshimet krahinore apo fetare, që edhe pse në një vend të vogël si Shqipëria, janë kaq të shumta ndryshimet dhe kanë ndikime po aq të mëdha dhe në kulinari.

Lexo: Balkan Bites, shitja e byrekut shqiptar po lulëzon në Amerikë

Formimi Profesional, në disa disiplina si; Master Picajol; Kuzhinier, Chef Kuzhine si dhe Part-time, për të gjithë të dashuruarit me gatimin, trajnimi mbi Sigurinë Ushqimore, janë pjesë e programeve inovatore që AGA ofron.

Po ashtu, AGA ishte e para kompani private e formimit profesional që trokiti nëpër banka për të ofruar kredi studentore të zgjatur më shumë se koha e studimeve, për lehtësimin e studentëve dhe thuajse pa interesa. Në fillim, kjo ishte vështirë të mirëpritej dhe nga bankat, tashmë po shohim që edhe  tjera të arsimit privat, universitete etj, po e aplikojnë.

Cili është objektivi juaj në të ardhmen? Cilat janë synimet tuaja për zgjerim?

Patjetër që planet për vazhdimësinë me sukses të Agës dhe rritjen e saj janë të qarta, ku synojme t’u afrohemi të gjithë shqiptarëve kudo janë, duke u dhënë më shumë mundësi për një profesion shumë të kërkuar tashmë, jo vetëm në Shqipëri, por kudo.

AGA ofron certifikata të akredituara dhe njohja e këtyre diplomave edhe jashtë vendit është fakt, ndaj synojmë t’i afrohemi tregut të jashtëm shumë shpejt.

A mund të na flisni pak për sfidat e tregut? Si në formimi profesional edhe në fushën e kulinarisë në veçanti?

Sfidat janë të mëdha, patjetër, kudo dhe në ccdo sipërmarrje.

Megjithatë kultura dhe zakonet, po aq sa dhe adaptimi i kërkesës – ofertës janë sfida që tejkalojnë vështirësitë e sipërmarrjes dhe na derivojnë në kosto “edukimi”.

Së pari, do të flisja për sipërmarrësit e tjerë; shpesh kërkojnë stafin e kualifikuar dhe kontaktojnë ccdo formim profesional jo në kohën e duhur. Ky është një gabim i madh, pasi kështu është e vështirë të gjenden burime të përgatitura. Kjo kërkesë duhet të vijë në fillimi të vitit shkollor dhe në bashkëpunim me formimin profesional përcaktohen disiplinat e nevojat e sipërmarrësve, që burimet e nevojshme të përgatiten dhe të jenë të kualifikuar në kohë. Këtu flas më së shumti për shërbimet specifike, psh. restorantet e peshkut, apo vetëm mishit etj.

Po ashtu, kërkesa e kursantëve është ccuditerisht e drejtuar nga kosto dhe jo programet që një formim profesional i caktuar ofron. Nuk e kam të qartë si mund të zgjedhësh profesionin e jetës, pa ditur ccfarë të ofron që të kesh minimumin e krahasimit.

Nga ana tjetër, konkurrenca nuk është maturuar akoma, kërkon kohë në treg mendoj, që të arrijmë të gjithë së bashku të krijojmë hapësirat tona dhe të përbashkëtat, për të krijuar një të tërën.

Nuk mund të rri pa përmendur një organizim më institucional në të tërë tregun në tërësi dhe jo secili në veccanti, pasi kështu shkëputet zinxhiri për të cilin të gjithë kemi nevojë. Po them një shembull të thjeshtë. Pati një vëmendje nga qeveria mbi rritjen e formimit profesional këto vitet e fundit, por të gjithë këto burime, si do të ndërveprojnë në tregun e punës? Duhej menduar më mirë ky proces.

Ju thatë se bëni edhe certifikikimin e sigurisë ushqimore? A mund të na flisni pak më shumë për këtë?

Po, ne jemi të licensuar për të kryer trajnimet e sigurisë ushimore si dhe manualet H.A.C.C.P për restorantet e baret, hotele, apo kudo tjetër që trajtohet produkt ushqimor me destinacion konsumatorët.

Trajnimi i stafit është dhe procesi më i nevojshëm dhe i rëndësishëm, përveccse dhe i detyrueshëm me ligj. Po përtej një manuali, të cilin shpesh e kanë të gjithë operatorët ushqimorë, duhet që dikush të dijë çfarë të bëjë me të. Si ta përdorë atë, si i shërben për të rakorduar proceset e brendshme, lëvizjet e produkteve, blerjeve dhe patjetër mënyrën e konsumit.

Siguria ushqimore është një protokoll i detyrueshëm për të gjithë operatorët ushqimorë, por shumë i rëndësishëm edhe për monitorimin e sipërmarrjes dhe ofrimin e një shërbimi cilësor.

AGA, është e licensuar të mbështesë në ndërtimin e këtij manuali, po aq sa dhe në trajnimin e stafit për përdorimin e tij.

Prej një viti tashmë, ofron dhe trajnimin e sigurisë ushqimore online në platformen E-learning www.aga.edu.al, për të gjithë sipërmarrësit që jetojnë jashtë Tiranës.

Si ishte ky vit që po mbyllet? Si ka ndikuar pandemia në formën e trajnimeve?

Ky vit ka qenë sfidues për të gjithë. Nisi me sfidë dhe po përfundon me sfidë. Por, sfidat ofrojnë edhe avantazhe të reja. Nxjerrin nga sirtari plane që përqafohen shpejt edhe nga tregu. Ne kemi menduar të ofrojmë mësimin e alternuar, Blended Learning, përmes platformës tonë E-Learling, tek www.aga.edu.al, ku do të ofrohet shumë shpejt pjesa teorike e kurrikulës tonë, e alternuar me programe praktike të skeduluara nëpër qytetet e Shqipërisë, përmes laboratorit tonë të lëvizshëm.

Ndaj, kudo që do të shihni një kamion të madh, i cili kur hapet bëhet një kuzhinë e madhe me logon AGA, për këdo që ka interes të mesoje, mund të afrohet dhe të mësojë më shumë.

Ne pranojmë kursantë fillestarë dhe profesionistë, po aq sa bashkëpunojmë me sipërmarrjen për të mundësuar trajnimin e duhur të burimeve të tyre njerëzore.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #35 - Qershor 2024

Ja si sipërmarrës të guximshëm përmes inovacionit ndikojnë industri të tëra!

 

Ky numër i revistës mund të quhet numri i dedikuar sipërmarrësve, nismëtarëve dhe inovatorëve. Atyre të cilët me guxim, këmbëngulje dhe me risi nxisin transformimin e industrive me ndikim në jetët tona. Këto përvoja, sfida, ide të reja, aplikime dhe bashkëpunime të tyre, vijnë nëpërmjet Business Mag Albania, nr. 35. 

Për ty, që po e mban në dorë këtë revistë, kemi diçka të re! Tani mund të dëgjosh me zë artikujt që lexon tek BusinessMag. 

Në partneritet me Nullius in Verba, sjellim një mënyrë revolucionare për të konsumuar përmbajtjen. Falë teknologjisë së avancuar të AI, tani mund të dëgjoni me zë artikujt tuaj të preferuar në çdo kohë dhe vend, duke ju lejuar të informoheni ndërsa jeni në lëvizje. Ky bashkëpunim inovativ pasqyron përkushtimin tonë për të mbështetur sipërmarrjen dhe zhvillimin e modeleve të suksesshme, duke sjellë përvojë të re dhe vlerë të shtuar për ju si lexues. Skano kodet QR në çdo artikull dhe shijo nga kudo që të jesh një format të ri, mundësuar nga Inteligjenca Artificiale, aplikuar nga një …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0