Albana Vrioni: Duhet të jemi udhëheqës të mirë të vetvetes, që të jemi udhëheqës të kombit, biznesit, apo ekipit tonë  - Business Magazine Albania

Albana Vrioni: Duhet të jemi udhëheqës të mirë të vetvetes, që të jemi udhëheqës të kombit, biznesit, apo ekipit tonë 

Zhvillimi personal është një domosdoshmëri për sipërmarrës dhe profesionistë të suksesshëm. Ju e dini që edhe sipëmarrësit më të suksesshëm kanë mentorët e tyre, si një pikë referimi dhe mbi të gjitha si një pikë orientimi për drejtimin e duhur. 

Një prej tyre, është Albana Vrioni, Coach dhe Trajnere në fushën e biznesit. Ajo, prej vitesh punon në tregun europian, me kompani dhe sipërmarrës ndërkombëtarë. Por, Shqipëria dhe drejtuesit shqiptarë janë një objektiv i rëndësishëm për znj. Vrioni. Si një shqiptare ambicioze, ajo shikon mundësinë e kontributit në vendin e saj, me rol të dyfishtë, tek njerëzit dhe tek vendi. Ne kemi zhvilluar një intervistë me znj. Vrioni, për ta njohur më shumë dhe për sjellë tek ju disa reflektime rreth zhvillimit të lidershipit.

Znj. Vrioni, si ka nisur karriera juaj në fushën e zhvillimit personal?

Gjithçka filloi me reflektimet mbi gjetjen e mënyrave efektive për të bërë realitet projekte transformimesh, që ishin mjaft premtuese, por hasnin një pengesë të jashtëzakonshme realizimi. Karriera ime ka prekur si planin politik, ashtu edhe atë ekonomik dhe teknologjik. Shpesh teknologji shumë të avancuara, apo modele ekonomike të përparuara mbeten “projekte të pa realizuara”. Për nga përvoja personale dhe e shumë organizatave dhe vendeve në të cilat kam punuar e studiuar, kam ndjerë që çdo progres kufizohet nga niveli në të cilin operojnë anëtarët e tij dhe sidomos udhëheqja e tij.

Nga ana tjetër, edhe pse ne besojmë se sot shumëçka rrotull nesh zhvillohet me shpejtësi marramendëse e kërkon “reziliencë si asnjëherë tjetër”, – në çdo periudhë të zhvillimit historik “rezilienca” ka qenë faktori vendimtar i suksesit – si individ apo si shoqëri. “Rezilienca” morale, fizike, psikologjike, apo sociale, e ka burimin tek niveli, në të cilin operojmë indivualisht apo në mënyrë kolektive.

Ka qenë ky reflektim dhe përvojat e lidhura me të që më shtynë t’i jap një fokus të veçantë punës në fushën e zhvillimit personal, e cila lidhet ngushtë me drejtimin e ndryshimeve dhe tranzicioneve organizative dhe operacionale.

Unë besoj se jeta është e magjishme, edhe pse shpesh tejet e dhimbshme. Unë i kam përjetuar të dyja anët e medaljes. Atëherë, kur gjithçka dukej e errët dhe e pashpresë, mbështetja e mentorëve të mi dhe puna e vetëdijshme dhe e qëllimshme për të dalë mbi vështirësitë, më lejuan të lundroj në të panjohurën, e të realizoja një copëz sado të vogël të potencialit tim – të asaj çka besoj se është misioni im në jetë.

Unë ndeshem me shumë njerëz që kanë një potencial të jashtëzakonshëm – por shpesh të kanalizuar gabimisht ose të ndrydhur brenda tyre. Asnjë nga këto nuk është e shëndetshme. Jam e bindur që zhvillimi personal është mënyra me efektive për të dhënë dhe arritur më të mirën e vetes. Vetëm atëherë ne do shohim nje ndryshim global. Vetëm kur të arrijmë tek vetja atë çka duam të shohim tek të tjerët do mund të kemi një botë më të mirë për veten dhe për fëmijët tanë.

Shprehja e cituar nga Warren Buffet “investimi më fitimprurës është zhvillimi personal”, mbart mençuri brezash dhe përvojë të njerëzve që kanë shkruar historinë. Zhvillimi personal është më shumë se ndjekja e programeve akademike – është investim i qëllimshëm tek vetja. I qëllimshëm, pasi kërkon ndërgjegjësim mbi ndjekjen e asaj çka mendojmë apo ndiejmë si misioni ynë në jetë.

Për të lexuar artikullin e plotë abonohu në një nga paketat tona.
Kliko këtu për t'u abonuar.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0