ALBAN GLOBAL mbështet Startup-in e Vitit të "Business Leaders" me çmimin prej 10,000 € - Business Magazine Albania

ALBAN GLOBAL mbështet Startup-in e Vitit të “Business Leaders” me çmimin prej 10,000 €

ALBAN GLOBAL mbështet Startup-in e Vitit të "Business Leaders" me çmimin prej 10,000 €

Në Business  Magazine dhe AlbaniaTech, mbështetja dhe zhvillimi i ekosistemit të startup-eve është një nga shtyllat tona kryesore. Ne besojmë se çdo hap i ndërmarrë për të fuqizuar themeluesit dhe inovatorët e rinj është një hap drejt një të ardhmeje më të qëndrueshme dhe të ndritur për ekonominë dhe shoqërinë tonë. Pikërisht për këtë arsye, partneritetet tona për mbështetjen e startup-eve janë themelore, duke na lejuar të luajmë një rol kyç në zhvillimin dhe forcimin e këtij ekosistemi inovativ.

Prandaj, një nga mbështetësit tanë, ALBAN GLOBAL një platformë ndërkombëtare për zhvillimin ekonomik dhe investimeve, e dedikuar për fuqizimin e startup-eve dhe NVM-ve (Ndërmarrje të Vogla dhe të Mesme) duke i lidhur ato me investitorë dhe duke ofruar mbështetje gjithëpërfshirëse për të përshpejtuar rritjen. E specializuar në financim, mbështetje dhe ndërkombëtarizim, ALBAN u siguron bizneseve qasje në një rrjet të larmishëm investitorësh privatë, kapitalesh sipërmarrëse (venture capital), zyra familjare (family offices) dhe burime alternative të financimit, ka kënaqësinë të njoftojë mbështetjen e saj për “startup-in e vitit” në konkursin Business Leaders 2024.

Fituesi do të përfitojë shërbime nga ALBAN GLOBAL, me një vlerë prej €10,000. Këto shërbime përfshijnë:

  • Konsulencë për “gatishmërinë për investim” (investment readiness)
  • Shërbime për mbledhjen e fondeve (fundraising)

Ky është një hap i rëndësishëm për të ndihmuar startup-in fitues të përgatitet për fazën e ardhshme të rritjes dhe zhvillimit, duke ofruar mbështetje të specializuar në aspektet më kritike të zhvillimit të një biznesi.

Lexo edhe:Forumi i Biznesit dhe Investimeve BE-Shqipëri: Potenciali në rritje i Shqipërisë në skenën e BE-së

Përmes këtij bashkëpunimi, ALBAN GLOBAL synon të fuqizojë më tej startup-et premtuese dhe të kontribuojë në rritjen e ekosistemit të inovacionit në Shqipëri dhe më gjerë.

Kjo nismë vjen si një mbështetje konkrete për themeluesit e startup-eve që po synojnë të transformojnë idetë e tyre në biznese të suksesshme dhe të qëndrueshme.

Për më shumë informacion mbi kompeticionin dhe për të votuar të preferuarit tuaj, klikoni këtu: Hapen votimet për BusinessLeaders 2024 – Votoni të preferuarit tuaj!

ALBAN GLOBAL i uron suksese të gjithë pjesëmarrësve dhe mezi presin të punojnë me fituesin për të realizuar qëllimet e tij ambicioze!

Votoni këtu për të preferuarit tuaj deri më 27 dhjetor

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0