Alb Academy zhvillon trajnimin për Menaximin e Burimeve Njerëzore

AlbAcademy zhvillon trajnimin për Menaximin e Burimeve Njerëzore


Alb Academy zhvillon trajnimin për Menaximin e Burimeve Njerëzore, i cili do të fillojë në datë 10 Janar dhe do të zgjasë 4 ditë.  Ky kurs trajnimi i targetohet profesionistëve, të cilët duan të aftësohen në profilin e Burimeve Njerëzore.

Programi synon të paraqesë një përmbledhje të të gjithë aspekteve të menaxhimit të Burimeve Njerëzore. Rekrutimi, selektimi & intervistat e punës, organizimi dhe leadership trajnimi, motivimi dhe shpërblimi, konflikti në vendin e punës, procedurat e shkarkimi, teknikat e vlerësimit.
Disa nga temat kryesore që do të trajtohen janë: Rekrutim /Selektim/Orentim në pozicionin e punës/Trajnim/Matja e performancës/Proceduat e ndërprerjes së punës.

Lexo: Instituti i Ekspertëve Fiskalë vazhdon trajnimet profesionale

Ashman Abdulov, me mbi 12 vjet përvojë të Burimeve Njerëzore, duke punuar në Kanada, Australi, Angli dhe Shqipëri.
Me kalimin e viteve ajo ka punuar në prodhim, fitnes, ndërtim dhe mikpritje, me organizata më të mëdha me shumë aspekte. Përvoja e burimeve njerëzore Ashman me korporata të mëdha dhe të njohura përfshijnë Cummins, GoodLife Fitness, Cargill, dhe gjigantin e mikpritjes McDonald’s Canada. Ajo ka ligjëruar në Alberta, Kanada për 3 vitet e fundit në fushën e Menaxhimit të Burimeve Njerëzore, Biznesit dhe Shërbimit të Konsumatorëve. Ajo shpreson të transferojë njohuritë dhe përvojën e saj këtu në Tiranë.

Çmimi – 70 Euro; Pagesa: 5 ditë para fillimit të kursit në llogarinë bankare

Kontakt: +355 67 60 40 096
f.arifaj@albacademy.al

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0