Alarm në industrinë e sigurimeve, AI, rreziku që askush s’e merr përsipër - Business Magazine Albania

Alarm në industrinë e sigurimeve, AI, rreziku që askush s’e merr përsipër

Çfarë ndodh kur programi kompjuterik që të gjithë po nxitojnë ta përdorin bëhet aq i rrezikshëm sa askush nuk pranon ta sigurojë? Sipas raportimit të Financial Times, kjo situatë mund të jetë shumë pranë.

Kompani të mëdha sigurimesh, përfshirë AIG, Great American dhe WR Berkley, po kërkojnë leje nga rregullatorët amerikanë për të përjashtuar përgjegjësitë që lidhen me inteligjencën artificiale nga politikat korporative. Një nënshkrues i politikave të sigurimit e ka përshkruar prodhimin e modeleve të AI-së për FT si “një kuti tepër e zezë”,pra, e paparashikueshme dhe e paqartë.

Industria ka arsye të jetë e shqetësuar, kujton artikulli. Google AI Overview në mënyrë të gabuar akuzoi një kompani diellore për probleme ligjore, çka çoi në një padi prej 110 milionë dollarësh në mars. Air Canada vitin e kaluar u detyrua të nderonte një ulje çmimi që chatbot-i i saj e kishte shpikur vetë. Ndërkohë, mashtruesit përdorën një klon digjital të një drejtuesi të lartë për të vjedhur 25 milionë dollarë nga firma britanike e inxhinierisë Arup, gjatë një video-telefonate që dukej plotësisht reale.

Lexo edhe: Vetëm 15.8% e shqiptarëve përdorin AI: ndër nivelet më të ulëta në kontinent

Ajo që i tremb më shumë kompanitë e sigurimeve nuk është një pagesë e vetme gjigante, por rreziku sistemik që mijëra kërkesa dëmesh të paraqiten njëkohësisht kur një model i përdorur gjerësisht të “gabojë” publikisht. Siç shprehet një drejtues i Aon-it: “Siguruesit mund të përballojnë një humbje prej 400 milionë dollarësh nga një kompani e vetme. Ajo që nuk mund të përballojnë është një incident i AI-së që shkakton 10.000 humbje njëherësh.”

techcrunch

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0