Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU) njoftoi sot se ka urdhëruar tërheqjen e menjëhershme nga tregu të produktit “NAN 1 OPTIPRO”, qumësht formulë për foshnja, pasi është konstatuar prania e bakterit cereulide.
Sipas AKU-së, masa është marrë pas kryerjes së kontrolleve dhe ndjekjes së plotë të gjurmueshmërisë së produktit. Autoriteti ka bllokuar të gjithë sasinë e gjendur në magazina, si edhe produktet e kthyera nga tregu, të cilat do të dërgohen për asgjësim ose do të kthehen në vendin e origjinës.
AKU sqaron se subjekti importues në Shqipëri është njoftuar zyrtarisht për tërheqjen nga tregu të lotit të formulës për foshnja “NAN 1 OPTIPRO” 800 gram. Ky njoftim është bërë fillimisht nga kompania prodhuese Nestlé, si një masë parandaluese, pas zbulimit të pranisë së bakterit cereulide në produkt gjatë kontrolleve të kryera në subjektin prodhues në Holandë.
Lexo: 500 mln euro për e-qeverisjen në 4 vjet, rekord punonjësish në administratë, por sistemi nuk punon!
Në vijim të këtij njoftimi, AKU ka ndërmarrë menjëherë veprimet përkatëse duke bllokuar të gjithë sasinë e produktit që ndodhej në tregun shqiptar.
Autoriteti bën të ditur gjithashtu se nga verifikimet në terren është konstatuar se në supermarketet ku është tregtuar ky produkt është kryer afishimi i njoftimeve për konsumatorët, me qëllim informimin dhe parandalimin e përdorimit të tij.
AKU u bën thirrje konsumatorëve që kanë blerë këtë produkt të mos e përdorin dhe të ndjekin udhëzimet e publikuara në pikat e shitjes ose nga autoritetet përgjegjëse.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.