Aktivitetet që mund të bëni gjatë verës në Tiranë - Business Magazine Albania

Aktivitetet që mund të bëni gjatë verës në Tiranë


Tirana është një qytet që përveç historisë së mrekullueshme, me muzë, galeri, kulturës, atraksioneve natyrore ofron edhe mundësi për aktivitete të ndryshme, në të cilat mund të bëheni pjesë, sidomos në ditët e nxehta të verës, për të treguar se plazhi nuk është e vetmja mundësi.

Parku i Aventurave në Dajt Tiranë

Doni të bëni aventurë? Tani e keni më pranë se kurrë. Shkoni tek Dajti Adventure Park, aty i gjeni të gjitha. Hedhje me litar, ecje mbi litar, kacavjerrje në pemë, ngjitje, zbritje, rrëshkitje në litar, kalime me pengesa e shumë e shumë të tjera nga këto që vetëm natyra i ofron. Dajti Adventure Park ndodhet 5 minuta larg kompleksit Dajti Ekspres dhe është parku i parë i realizuar në Shqipëri.

Vendosur në zemër të malit të Dajtit dhe duke shfrytëzuar habitatin natyror, Parku i Aventurave është një eksperiencë emocionuese me aktivitete dhe kurse të ndryshme që i përshtatet të gjithë grupmoshave.

Lexoni: Hapet në Tiranë Shtëpia Muze e Ismail Kadaresë

Dajti Mini Golf në Tiranë

Mes natyrës e ajrit të pastër është inauguruar fusha e parë e mini golfit në Shqipëri. Kjo pistë e re argëtimi nga Dajti ekspres është e vetmja e këtij lloji në Tiranë, duke u kthyer tashmë në një ndër argëtimet e preferuara në Dajti Ekspres. Fusha e Mini Golfit u hap në Tetor të vitit 2018, një vit pas hapjes së Dajti Adventure Park. Pista është e strukturuar me 18 gropa si për të rritur dhe fëmijë.

Gjithashtu në Dajti Ekspres mund të bëni:

  • HIKING (ecje në mal)
  • MOUNTAIN CLIMBING (ngjitje në mal)
  • MOUNTAIN BIKING
  • PARAGLIDING (Parashutizëm)

Për më shumë informacion kontaktoni: bookings@dajtiekspres.com

Sporti i Hipizmit

Panto Resort është një vend pushimi krijues për çdo moshë. Ajri i pastër, mjediset komode, larg pluhurit dhe zhurmave të qytetit, do t’ju japin kënaqësinë për të cilën keni nevojë, pas stresit dhe lodhjes së punëve të përditshme.

Nëse jeni të rinj apo të moshuar, fillestarë apo kalorës me përvojë, qendra e hipizmit dhe veprimtaritë e zhvilluara në Panto Resort (duke përfshirë trajnimin, demonstrimin dhe mësimin e masave të sigurisë) do ta bëjnë ardhjen tuaj në këtë qender një përvojë të këndshme dhe të paharruar për të gjithë familjen. Ju mund të provoni të bëni hipizëm nëse doni të mësoni apo praktikoni. Qendra e hipizmit me llojshmërinë e racave afrikane, angleze dhe arabe të kuajve shërben si zoopark për vizita njohëse me këto raca dhe mënyrat e trajtimit të veçantë të tyre.

Ështe ideal jo vetëm për fundjavën, por edhe për të kaluar ditët e nxehta të verës, pranë freskisë së natyrës. Të dy pishinat furnizohen me ujë të rrjedhshëm nga 5 puse moderne që e marrin ujin nga një thellësi prej 150 m të thellë, ujë që e ka burimin nga mali i Krrabës. Kapaciteti i tyre është i mjaftueshëm për të mbajtur një regjim ujërrjedhje të konsiderueshme për përballmin e kapacitetit maksimal në çdo kohë.

Parku Multisportiv te Liqeni Artificial

Përpos aktiviteteve të ndryshme sportive ju mund të gjeni aty:

Moli i Varkave

Nga 14 Shkurti 2019 Parkut të Liqenit i është shtuar një tjetër atraksion, “Moli i Varkave”, dhuratë nga Banka Amerikane e Investimeve. Me një flotë prej 10 varkash nga të cilat tre me vela dhe 14 kanoe, janë rikthyer pas shumë vitesh shëtitjet me varka në liqen. Investimet e kryera e kanë kthyer Parkun e Madh të Liqenit Artificial në destinacionin më të preferuar për qytetarët e Tiranës, jo vetëm për të kaluar kohën e lirë, por edhe për të zhvilluar aktivitete të ndryshme sportive.

Pista e Biçikletave

Ju gjithashtu mund të merrni biçikletën tuaj apo një me qera për të bërë shëtitje relaksuese përreth parkut.

Parku Olimpik

Parku Olimpik është një kompleks modern që mbledh bashkë të gjitha strukturat zinxhir të sportit, federatat, peshëngritjen, mundjen, atletikën si dhe lojërat me dorë. Dushe, sauna, dhoma zhveshjesh të ndara, akomodim i veçantë për federatat, një fushë olimpike rreth 3 mijë metra katrorë, janë disa nga ambjentet që përmban kjo strukturë e inauguruar në Qershor 2017. Projekti i plotë do të realizohet në dy faza dhe përfshin godinën me ambjente dedikuar administratës, godinën e FSHF, pallatin e sportit, pishinën olimpike, fushë futbolli, basketbolli, volejbolli dhe tenisi, e gjitha e shtrirë në një sipërfaqe rreth 25 mijë m2.

National Sport Park Resort

Vetëm 1200m nga Unaza e Tiranës në fund të rrugës Siri Kodra brenda qytetit të Tiranës shtrihet National Sport-Park Resort me një sipërfaqe prej 30.000m2.

Resorti ka 2 pishina ku njëra prej tyre është e një sipërfaqeje të madhe dhe me rinore ndërsa pishina tjetër është tipike familjare në mes të gjelbërimit. National Sport-Park Resort ka 6 fusha tenisi (hard court) dhe 1 (clay court) të cilat janë në përdorim gjatë gjithë vitit dhe si në çdo cep të resortit edhe këto të rrethuara me gjelbërim. Në këtë sipërfaqe gjigante gjithashtu nuk mungojnë edhe aktivitete të tjera, sepse ambjenti ka edhe ka 1 fushë kalçeto, 1 fushë basketbolli dhe 2 fusha për volejboll në rërë. Gjithashtu në National Sport-Park Resort ka një sallë eventesh me një kapacitet prej 350 vetash. Këtu organizohen dhe kampionate kombëtare dhe ndërkombëtare tenisi.

Rock Tirana Climbing Center

PALESTRA E VETME PËR CLIMBING NË SHQIPËRI

Rock Tirana është një palestër alpinizmi ku alpinistët kanë mundësinë të krijojnë lidhje me alpinistë të tjerë, të sfidojnë kufijtë e fizikut të tyre, si dhe të mësojnë rreth sportit e vetes. Rock Tirana ka si qëllim krijimin e një komuniteti alpinistësh, që të përshtasin një mënyrë të re të të jetuarit, duke dhënë një  shembull të gjallë se si njerëzit duhet të përballen me kurajë kundrejt sfidave të jetës.

Është e vetmja palestër e këtij lloji në Tiranë. Shumë fëmijë përdorin këtë vend për të mësuar rreth këtij sporti, por gjithashtu organizojnë dhe ditëlindje apo aktivitete shkollore. Gjithashtu kjo qendër organizon dhe kurse trajnimi duke praktikuar ngjitjen në zonën malore rreth Tiranës.

Udhëtim me Balonë në Tiranë

Hot Air Balloon Albania është balona e parë që fluturon në qiellin shqiptar.

Llojet e fluturimeve janë:

  • Në grup (5 persona);
  • Çift;
  • Për evente të ndryshme promovuese.

Fluturimi zgjat afërsisht 60 minuta. Vendi i nisjes së fluturimit dihet paraprakisht, ndërsa ai i zbritjes mbetet surprizë. Faktori i erës, është më i rëndësishmi për kryerjen ose jo të fluturimit. Piloti është ai që cakton se kur dhe ku do të bëhet fluturimi. Smiley Balloon, balona e pilotuar nga piloti i parë shqiptar Uran Qylafku mban në bordin e saj 5 persona.

Latitude Tirana

Me një rrjet trampolinash të ndërlidhura, dyshek gjigand ajri, arena topadjegesi, pistat e basketball, Latitude është vendi perfekt për ju që pëlqeni të kërceni. Përgatituni të fluturoni në zonën e performancës. Tavanet e larta në këtë zonë bëjnë të mundur që ju të shpalosni gjithë talentin tuaj akrobatik. Trampolinat Olimpike janë ideale për të praktikuar saltrot dhe lëvizje të ndryshme akrobatike. Gjithashtu përgatituni për ngjitje argëtuese në 180m zonë ngjitjeje! Zona e ngjitjes mban 12 mure ngjitjeje, kulla e hedhjes me litar dhe shtyllat ngjyrë rozë të ngjitjes. Si dhe përjetoni ndjesinë e rënies së lirë teksa bini nga shtyllat rozë ose kulla e hedhjes.

Lexoni: Çfarë të bëni në një ditë me shi në Tiranë?

Pista e Pengesave në Ajër do t’ju bëjë të ngjiteni, të lëkundeni dhe të ecni në litar nëpërmjet një numri të madh sfidash argëtuese dhe njëkohësisht të frikshme.

Miksi i sfidave përfshin:

  • Ngjitja pa Litar
  • Muri i Merimangës
  • Kapëcimi në Litarë
  • Ngjitja në Reliev
  • Ecja Varur me Litar

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0