Aktivistët e Ukrainës, Rusisë dhe Bjellorusisë fitojnë Çmimin Nobel për Paqen - Business Magazine Albania

Aktivistët e Ukrainës, Rusisë dhe Bjellorusisë fitojnë Çmimin Nobel për Paqen

Ales Bialiatski dhe dy organizata kanë marrë çmimin Nobel për Paqe.  Ales Bialiatski, avokat i të drejtave të njeriut nga Bjellorusia ka marrë çmimin së bashku me organizatën ruse të të drejtave të njeriut Memorial dhe organizatën ukrainase të të drejtave të njeriut Qendra për Liritë Civile.

Kryetari i Komitetit të Nobelit deklaron se fituesit dëshmojnë rëndësinë e shoqërisë civile për paqen dhe demokracinë. “Ata treguan rëndësinë e “të drejtës për të kritikuar pushtetin dhe për të mbrojtur të drejtat themelore të qytetarëve”, tha ai.

Fituesit vlerësohen gjithashtu për përpjekjet e tyre për të dokumentuar “krimet e luftës, abuzimet e të drejtave të njeriut dhe abuzimin me pushtetin”. bbc

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0