Aksionet e Tesla, Apple dhe Amazon në dorën tuaj. BKT sjell platformën ku mund të investoni në bursat botërore me një klik - Business Magazine Albania

Aksionet e Tesla, Apple dhe Amazon në dorën tuaj. BKT sjell platformën ku mund të investoni në bursat botërore me një klik

Në Shqipëri opsionet për të investuar dhe shumëfishuar paratë tuaja janë shumë të kufizuara. Nëse keni krijuar disa kursime nga puna apo biznesi juaj, paratë mund të investohen kryesisht në bono thesari, depozita pa afat ose pasuri të paluajtshme.

Platforma më e re e investimeve nga BKT e ndryshon tërësisht pasqyrën e investimit në vendin, duke bërë të mundur që paratë të punojnë për ju. Vetëm me një aplikacion në telefon, ju mund të blini aksione në kompani si Apple apo Amazon, dhe të keni akses në të gjitha produktet financiare të bursave botërore duke filluar nga ajo e New York deri në Singapor. Individë, biznese apo korporata kanë një armë më shumë për të maksimizuar fitimet e tyre:

“Ashtu si udhëtimi pa viza në Shengen, tashmë edhe investimi nuk ka më kufij. Kjo është e rëndësishme sidomos në këto kohë, ku nëse do i investoni paratë në depozita merrni 0% interes. Unë besoj se platforma jonë revolucionare e investimeve do të zhvillojë njohuritë financiare në Shqipëri dhe klientët do të mësojnë më shumë rreth tendencave financiare globale dhe ekonomisë botërore. Produkti ynë do të kontribuojë në rritjen e profilit të investitorit dhe kulturës së investimit në Shqipëri.” – u shpreh Sejhan Penxhpllëgil, drejtor i përgjithshëm i BKT.

Platforma e licencuar nga Autoriteti Mbikëqyrës Financiar përbën një moment historik në zhvillimin e tregjeve financiare të vendit:

“Është bërë një punë e madhe në kuadrin ligjor dhe është një hap kyç për zhvillimin e tregjeve financiare të vendit. Kjo është platforma e parë e shërbimeve të investimeve online, që i jep akses të drejtpërdrejtë investitorëve shqiptarë, duke i ofruar mundësinë e investimit në aksione të kompanive ndërkombëtare dhe në një sërë instrumentesh të tjera Financiare” – u shpreh Ervin Mete, drejtor ekzekutiv i Autoriteti te Mbikeqyrjes Financiare.

Platforma “Smart Investment” është nga më të thjeshtat për tu përdorur. Në të gjenden të gjitha informacionet e nevojshme për të investuar, ndërsa komisionet për transaksionet në blerje dhe shitje janë shumë të ulëta. Gjithashtu nëse doni të tërhiqni apo të shtoni para në llogari nuk do t’ju kushtojë asgjë, një avantazh i pakrahasueshëm me shumë platforma të tjera.

BKT 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0