AKEP propozon uljen e tarifave të operatorëve të komunikimeve elektronike - Business Magazine Albania

AKEP propozon uljen e tarifave të operatorëve të komunikimeve elektronike


Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP) ka propozuar ulje të tarifave për të nxitur më shumë konkurrencën mes operatorëve të komunikimeve elektronike.

Tarifat e propozuara nga AKEP përfaqësojnë një ulje me 18% nga tarifat aktuale. Kjo do të mundësojë që operatorët alternativë të mund të ofrojnë shërbim te përdoruesit edhe duke përdorur linjat ekzistuese të Albtelecom.

Shërbimi i linjave me qira mundëson marrjen e shërbimit edhe nga operatorët që nuk kanë linja fizike në ndërtesën e përdoruesit.

Përdorimi i këtij shërbimi mes operatorëve shmang ndërtimin e disa linjave paralele nëpër pallatet e banimit.

Rritja e efiçiencës dhe shmangia e investimeve të panevojshme ul kostot për operatorët dhe mundëson ofrimin e tarifave më konkurruese. Nëse tarifat e propozuara nga AKEP do të miratohen, pritet që ato të hyjnë në fuqi që nga 1 Korriku i këtij viti.

Burimi: ata.gov.al

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0