Universiteti ‘Luarasi’ dhe kompania izraelite në fushën e Sigurisë Kombëtare, hapin akademinë e parë të sigurisë kibernetike në Shqipëri. Dy institutuzionet kanë nën shkruar një marrëveshje mes tyre dhe ekipi izraelit i ekspertëve ka shkëmbyer informacionin e nevojshëm me Rektorin e Universitetit ‘Luarasi’, Prof.Dr. Ethem Ruka dhe ekipin drejtues të universitetit.
“Elta System LTD” cilësohet si një ndër kompanitë më prestigjoze në Izrael në fushën e Sigurisë Kombëtare, kibernetike dhe teknologjisë së informacionit dhe inovacionit.
Lexo: Cilat janë trendet teknologjike për vitin 2020? Shprehen sipërmarrësit shqiptarë të IT
Bashkëpunimi i kompanisë “Elta System LTD” dhe Universitetit ‘Luarasi’ konsiston në krijimin e një akademie të sigurisë kibernetike në Shqipëri, shkëmbimin e eksperiencave, trajnimin dhe ngritjen e kapaciteteve në fushën e sigurisë kibernetike si dhe teknologjisë së informacionit dhe inovacionit në vend.
Akademia në Sigurinë Kibernetike do të kualifikojë dhe certifikojë studentët e universitetit ‘Luarasi’ dhe të gjithë ekspertët e kësaj fushe duke përfshirë administratën publike, bankat, si dhe kompanitë e telefonisë celulare, etj.