Akademia, aplikacioni nga Kosova triumfon në garën rajonale për "Biznes plane të Gjelbërta dhe Inovative" - Business Magazine Albania

Akademia, aplikacioni nga Kosova triumfon në garën rajonale për “Biznes plane të Gjelbërta dhe Inovative”


Besart Konushevci, nga Kosova rrëmben fitoren në garën rajonale për “Biznes plane – të Gjelbërta dhe Inovative”.

Forumi për Iniciativa Qytetare, informon për fitorën e ideatorit kosovar Besart Konushevci në garën rajonale për “Biznese të gjelbërta dhe Inovative” që u organizua në Kolasin, Mal të Zi në datat 26-29 Korrik nga Balkan Green Foundation, me mbështetjen e Rockefeller Brothers Fund.

Platforma “Akademia”, e konceptuar dhe zhvilluar nga Konushevci parasheh ndërtimin e një startup-i teknologjik në Kosovë dhe vendet shqipfolëse të rajonit, që do të ndalojë plagjiaturën në sistemin akademik të Kosovës duke mbështetur hulumtimet shkencore dhe duke zvogëluar mbeturinat nga përdorimi i letrës.

Ky do të jetë aplikacioni i parë i këtij lloji në Ballkan që do të shërbejë si mjet për identifikim të plagjiaturës.

Platforma “Akademia” është përzgjedhur në mes të 18 ideve rajonale si një ndër projekt-propozimet më të mira, që sjell ndryshime konceptuale të sistemit akademik të Kosovës.

Lexo: “Inhalator” shpikja e kosovarit nga Peja mbrohet me patentë

Platforma do të mbështetet financiarisht me 10.000 $ nga Rockefeller Brothers Fund dhe 2.500 euro nga FIQ.

Platforma “Akademia” u përzgjodh si njëra nga tre idetë më të mira në garën rajonale të organizuar prej FIQ “Ide Biznesi – Të Gjelbërta dhe Inovative 2017”. Dy ide të tjera garuese në këtë garë ishin edhe “DYVO” e zhvilluar nga Nikki Murseli dhe “Rrënjët tona” e ideuar nga Fisnik Kuqi.

“DYVO” është një sipërrmarje sociale, që ka për qëllim dizejnimin e aksesorëve të përditshem, nga ato trupore e deri tek ato shtëpiake, përmes ripërdorimit të mbetjeve të qelqit ndërsa “Rrënjët tona” është një sipërmarrje sociale, që ka për synim kultivimin e këpurdhave Oyster përmes riciklimit të kafesë.

FIQ e zhvillon garën “Plane biznesi – të gjelbërta dhe innovative” që nga viti 2012, me qëllim nxitjen e sipërmarrjes sociale, ekonomisë së gjelbërt dhe punësimit lokal. Ai është një fondacion që promovon filantropinë për zhvillim të qëndrueshëm në Kosovë, rajon dhe më gjerë.

Lexo: Drejtoresha e HAKO-s: “UNË DO TË DOJA SHUMË QË FILANTROPIA TË MOS BËRTITEJ”

Burimi: rtv21.tv

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0