Ajdi Qosja, studentja që arriti të ndërtojë ekipin e saj duke punuar remote për kompani ndërkombëtare - Business Magazine Albania

Ajdi Qosja, studentja që arriti të ndërtojë ekipin e saj duke punuar remote për kompani ndërkombëtare

Ajdi Qosja u diplomua në Financë-Kontabilitet. Duke ndjekur pasionin e saj për të shkruarit, prej vitesh përmes “ARL Business” arriti të ndërtojë ekipin e saj  duke punuar remote për kompani ndërkombëtare. Ajo së fundi krijon edhe “OkAÝ” një kompani që do të shquhet për mënyrën se si do të administrojë kompani lider në rrjetet sociale. Ajo ndan për lexuesit e Business Magazine se si duhet të zotërojnë tregun studentët e rinj.

Aplikimi për një punë të re është një proces kompleks, i cili kalon në disa faza me të cilat duhet të njihet çdo aplikant. Por, a ka mjaftueshëm edukim në këtë drejtim? Mungesa e theksuar e informacionit tregon se edukimi lidhur me punësimin si një proces është i pamjaftueshëm. Këtë e tregojnë sfidat me të cilat hasen të rinjtë kur i’u duhet të aplikojnë për një pozicion të ri pune. Me zhvillimin e teknologjisë, shumë prej kompanive ofrojnë punësim hybrid për disa pozicione pune dhe një numër i pakët kompanish të japin komoditetin e të punuarit në distancë me kohë të plotë.

Eksperienca personale si pjesë e ekipit të punës në distancë më ka aftësuar në procesin e kërkimit, shprehet Ajdi. Ky është hapi i parë i një punësimi të sigurt. Profesioni juaj nuk është gjithmonë i njëjtë me studimet që keni kryer, por pasioni juaj. Një mënyrë mjaft efikase promovimi për aftësitë tuaja në këtë rast është shfaqja e tyre në mediat sociale ku mund të krijoni “oazin” tuaj. Profesioni im është pasioni im dhe gjithçka nisi rreth një dekadë më parë kur nisa kërkimin në internet për pasionin tim “të shkruarit”.

Procesi nis me një kërkim në internet me anë të fjalëve kyçe, të cilat duhet të jenë fjalë që përshkruajnë profesionin tuaj ose fjalë të përdorshme gjatë kohës që punoni.
Krijimi i një liste me fjalë kyçe për kërkimin sjell një rreze më të madhe rezultatesh.
Shfaqja e rezultateve në motorët e kërkimit tregon sipas një renditje pozicionet vakante të punës nga më të kërkuarat deri tek ngarkimet më të reja.
Disa profesione mund të zhvillohen nga individët si profesion i lirë, duke krijuar edhe mundësinë e të punuarit nga shtëpia. Kompani të mëdha botërore rekrutojnë punonjës nga e gjithë bota, duke ofruar për talentet akomodim dhe kontratë pune ose punësim me kohë të plotë në distancë. Kusht kryesor për të aplikuar në pozicione të tilla pune është përputhja e aftësive tuaja me kërkesat e përshkruara në njoftimin e punës dhe njohja në nivel të avancuar e gjuhës angleze.

Aplikimi nis me: të dhënat personale, krijimin paraprak të një Curriculum Vitae dhe një letër motivimi për atë pozicion pune. Pasi keni plotësuar fushat e detyrueshme të aplikimit dhe keni verifikuar saktësinë e plotësimit të tyre mund të dërgoni aplikimin. Fazat që pasojnë një aplikim nuk janë gjithmonë të njëjta. Një aplikim i suksesshëm pasohet nga një ftesë për intervistë.
Intervista kërkon të jeni të qetë dhe të bëni maksimumin tuaj. Filloni kërkimin përsëri por këtë herë për intervistën.
Si duhet të visheni në intervistë? Mënyra si visheni dhe qëndroni tregon shumë për ju si aplikant. Në internet ose në libra sjellje do të gjeni mënyrat dhe metodat më të mira të qëndrimit të trupit, intonacionit të zërit, kodit të veshjes, etj. Në intervistat e mia të punës mbaj një qëndrim korrekt por miqësor. Veshja ime është gjithmonë neutrale edhe pse shumica e intervistave që kam zhvilluar kanë qenë virtuale. Intervista është një “test” dhe kërkon të keni me vete të paktën një dosje, ku pasqyrohet CV juaj dhe portofoli i punëve të mëparshme. Avantazh në këtë proces përbëjnë referencat, të cilat tregojnë shumë mbi kulturën tuaj të punës.

Qëndrimi, veshja dhe fokusi marrin më shpesh vëmendjen e intervistuesit se dokumentat tuaja. Përgatituni për pyetjet e mundshme të intervistës për të qenë të informuar dhe për të shmangur “surprizat”. Përgjigjet e mia në intervista janë të përqëndruara dhe të qarta duke eleminuar detajet e tepërta nëse nuk kërkohen. Në rastet e suksesshme intervista përfundon me punësimin tuaj. Ju uroj suksese në punën tuaj të re!

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.



Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0