Airbus Beluga XL, avioni më i madh në qiell - Business Magazine Albania

Airbus Beluga XL, avioni më i madh në qiell


Aeroplani i shumëpritur Airbus Beluga XL, ka nisur më në fund fluturimet e rregullta. Ai realizoi fluturimin e tij të parë operacional më 9 Janar.

Ndërsa avionët e pasagjerëve jumbo si Airbus A380 dhe Boeing 747 janë drejt zhdukjes nga qarkullimi, Beluga XL, i pari mes gjashtë të tjerëve, do të jetë një nga llojet më të mëdha në qiell.

Ju nuk do të keni mundësi të udhëtoni në të, por Beluga do të luajë një rol thelbësor në ndërtimin e shumë aeroplanëve për pasagjerë e për tregti, në të cilët që do të fluturojmë të gjithë gjatë dekadave të ardhshme.

Avioni ‘super-transportues’ është projektuar nga Airbus për të transferuar përbërësit e avionëve të tij midis vendeve të prodhimit në Europë dhe linjave të tij të fundit të montimit në Tuluzë, Francë; Hamburg, Gjermani; dhe Tianjin, Kinë. Beluga XL është pasardhësi i Beluga, ose Airbus A300-600ST, i cili ka funksionuar që nga 1995.

Dizajni i tij ishte përshtatur nga një aeroplan A330, me inxhinierë të Airbus. Avioni ka krijuar një hapësirë më të madhe ngarkesash, falë përmasave dhe formës së saj të veçantë.

Ai është gjashtë metra më e gjatë dhe një metër më e gjerë se origjinali.

Falë formës karakteristike bulboze, ai ka fituar pseudonimin “balena fluturuese”. Kjo për shkak të ngjashmërisë së saj të fortë me gjitarët me ngjyrë të bardhë në Arktik.

CNN

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0