Airbnb ndihmon të prekurit nga sulmet në Barcelonë

Airbnb ndihmon të prekurit nga sulmet në Barcelonë


Pasi një furgon kaloi përmes turmës ditën e enjte, duke vrarë 12 njerëz dhe duke plagosur 12 të tjerë, Airbnb aktivizoi mjetin e tij të përgjigjes nga fatëkeqsive për të ndihmuar lidhjen me njerëzit që kanë nevojë për strehim dhe akomodime të tjera në shtëpitë që hapin dyert për ta falas.

Airbnb ka aktivizuar Mjetin e Reagimit ndaj Katastrofave për të ndihmuar të prekurit nga ngjarjet tragjike në Barcelonë,” tha Arnaldo Munoz, Menaxheri i Airbnb për Spanjën. “Ne jemi përkrah njerëzve të lënduar nga ky sulm i tmerrshëm.”

“Nëpërmjet këtij mjeti, njerëzit, udhëtime e të cilëve janë prekur nga këto ngjarje do të mund të lidhen me mikëpritësit vendas të cilët do të hapin shtëpitë e tyre pa pagesë tani deri në datën 7 shtator,” shtoi Munoz.

airbnb-ndihmon-te-prekurit-nga-sulmet-ne-barcelone-businessmag

Mjeti i krijuar në vitin 2012 pas Uraganit Sandi, u aktivizua gjithashtu për përmbytjet në Luiziana dhe Uraganin Matthew në vitin 2016, dhe së fundmi kur Donald Trump ndaloi Muslimanët.

Lexoni: Airbnb ofron strehim falas për muslimanët e prekur nga dekreti i Trump

Airbnb i heq të gjitha tarifat që përdor zakonisht dhe shtëpitë janë të listuara për 0 dollarë. Që nga data 18 gusht, 100 strehime janë tashmë të listuara – duke filluar nga dhoma teke deri në apartamente.

/Mashable

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0