Airbnb largohet nga Kina - Business Magazine Albania

Airbnb largohet nga Kina

Kompania Airbnb nuk do të ofrojë më shërbime në Kinë, ndërsa aplikohen masat izoluese kundër COVID-19. Të gjitha kërkesat për shtëpi në këtë shtet do të largohen nga faqja e kompanisë deri në verë, shkruan BBC. Qëndrimet brenda Kinës përbëjnë vetëm 1% të akomodimeve me anë të kompanisë në vitet e fundit.

Airbnb pritet të fokusohet te banorët kinezë që udhëtojnë jashtë shtetit.

Para pandemisë, numri i kinezëve që kanë udhëtuar jashtë shtetit është trefishuar në më pak se një dekadë, duke arritur në 155 milionë udhëtime më 2019, sipas Organizatës së Kombeve të Bashkuara për Turizëm Botëror.

Mirëpo prej vitit 2020, Kina ka zbatuar disa prej kufizimeve më të ashpra për koronavirusit, duke e bërë udhëtimin brenda dhe jashtë shtetit, jashtëzakonisht të vështirë.

Airbnb ka zgjeruar biznesin në Kinë më 2016. Që atëherë, rreth 25 milionë mysafirë kanë rezervuar qëndrimet e tyre përmes kësaj platforme online.

Por, funksionimi i kompanisë në Kinë është vështirësuar edhe para pandemisë.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0