Airbnb: "Destinacione që duhet t'i vizitoni patjetër këtë pranverë" - Business Magazine Albania

Airbnb: “Destinacione që duhet t’i vizitoni patjetër këtë pranverë”

Airbnb: "Destinacione që duhet t'i vizitoni patjetër këtë pranverë"
~3 minuta lexim

Duket sikur pranvera në hemisferën veriore më në fund ka nisur dhe kjo kohë e vitit është veçanërisht e bukur për të parë botën. Për të na dhënë një frymëzim të ri udhëtimi, Airbnb sapo ka zbuluar një listë të destinacioneve më në trend, që kanë parë rritjen më të madhe në kërkime krahasuar me pranverën e 2024-ës. Një nga qytetet në renditje është Amsterdami, kryeqyteti i bukur holandez, i cili pa dyshim bëhet edhe më i bukur në këtë periudhë të vitit. Pse? Për tulipanët sigurisht!

Amsterdam, Holandë

Mund të shkoni në vendet e njohura të tulipanëve si Keukenhof nga fundi i marsit dhe të mrekulloheni me një nga ekspozitat më të bukura të luleve të pranverës në botë. Por Amsterdami duhet të jetë gjithashtu në radarin tuaj këtë vit, për shkak të një ngjarjeje shumë të rëndësishme – festimeve të 750-vjetorit të qytetit. Gjatë gjithë vitit 2025 do të ketë festa të mëdha, koncerte, ekspozita dhe shumë të tjera, kështu që shikoni se çfarë do të ndodhë gjatë muajve të ardhshëm..

Ubatuba, Brazil

Lexo edhe:Udhëtimet jashtë shtetit? Nëse paguani me dollarë, pushimet kushtojnë më pak

Destinacione të tjera përfshijnë Ubatuba, një destinacion mahnitës bregdetar në shtetin São Paulo në Brazil (një vend i mrekullueshëm nëse ju pëlqen surfing) dhe Milano, kryeqyteti i modës në Itali.

Milano, Itali

Destinacionet për t’u vizituar këtë pranverë, sipas Airbnb:

  1. Amsterdam, Holandë
  2. Bazel, Zvicër
  3. Ubatuba, Brazil
  4. Gulf Shores, SHBA
  5. Taito City, Japoni
  6. Këln, Gjermani
  7. Milano, Itali
  8. Stillwater, SHBA
  9. Korfuz, Greqi
  10. Punta Cana, Republika Dominikane

Timeout

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #37 - Prill 2025

Mendo lokalisht, vepro globalisht

Viti 2025 vjen me sfida dhe mundësi të mëdha në sektorë të rëndësishëm të ekonomisë sonë. Turizmi shqiptar po përjeton një rritje të jashtëzakonshme, ku duket se pas një prezantimi mbresëlënës në ITB Berlin, Shqipëria është gati të pozicionohet si një destinacion i rëndësishëm në hartën botërore me një ofertë të larmishme turistike. Paralelisht, tregu i pasurive të paluajtshme po përballet me ndyshime të shumta, ku investimet strategjike dhe zhvillimi i qëndrueshëm janë kyç për suksesin e këtij sektori.
Teknologjia vazhdon të transformojë mënyrën se si jetojmë dhe punojmë. Inteligjenca Artificiale nuk është më thjesht një mjet ndihmës, por një faktor vendimtar që po shkruan rregulla të reja në çdo industri.

Bota përballë sfidës së krijimit të një axhende më humane për Inteligjencën Artificiale – si mund ta vendosim atë në shërbim të njeriut, pa e shndërruar në një rrezik për demokracinë dhe ekonominë globale? Ndërsa jetojmë në një botë që ndryshon vazhdimisht, shohim sesi Fintech është një realitet i padiskutueshëm që po lehtëson ditë pas dite jetën dhe veprimtarinë e bizneseve dhe individëve. Ajo që konfirmojmë me siguri në këtë edicion është sesi bizneset shqiptare po përqafojnë gjithnjë e më shumë një qasje europiane në menaxhim, kulturë, lidership dhe investime, duke u nxitur drejt inovacionit dhe …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0