Air Albania rifillon fluturimet me Stambollin

Air Albania rifillon fluturimet me Stambollin

Air Albania

Air Albania, linja ajrore shqiptare, ka njoftuar se nga 22 qershori do të rifillojë fluturimet e rregullta drejt Stambollit.

Air Albania bëhet operatori i katërt që rifillon fluturimet pas Austrian Airlines, që ka nisur me Vjenën katër herë në javë, Aegean Airlines me Athinën dhe Air Serbia me Beogradin.

Përpara mbylljes për shkak të COVID-19, Air Albania filloi fluturimet drejt Italisë dhe planifikonte Londrën. Kompania tha se shumë shpejt do nisin fluturimet dhe drejt destinacioneve të tjera.

Lexoni: Lidhjet familjare në biznes dhe sfidat e transformimit të kompanive shqiptare

Dje, Tirana International Airport njoftoi se kanë rifilluar fluturimet në tre destinacione nga Aeroporti i Rinasit, në Vjenë, Athinë dhe në Beograd.

Në vitin 2019 nga dhe drejt Aeroportit të Rinasit fluturuan rreth 3.3 milionë pasagjerë, duke arritur një nivel rekord. Gjysma e pasagjerëve kishin si destinacion kryesor Italinë.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0