AIDA përzgjedh fituesit e fondit "Start-Up" - Business Magazine Albania

AIDA përzgjedh fituesit e fondit “Start-Up”


Fondi i AIDA-s në Mbështetje të Sipërmarrjeve të Reja “Start-Up”, ka për qëllim të mbështesë bizneset shqiptare të sapo krijuara “Start-Up”, nëpërmjet subvencionimit financiar të drejtpërdrejtë, duke përmirësuar klimën dhe kushtet operuese të tyre, me synim krijimin e bazave për një zhvillim ekonomik të qëndrueshëm, si dhe krijimin e vendeve të reja të punës.

Më datë 26.04.2017, ditën e mërkurë ora 15.00, pranë ambjenteve të AIDA-s u zhvillua mbledhja e Komisionit të Aprovimit të Granteve (KAG) për Fondin Start-Up.

Gjatë kësaj mbledhje u shqyrtuan 15 aplikime të bizneseve shqiptare startup që operojnë në sektorë të ndryshëm. Bazuar në VKM, nr 593, datë 10.9.2014 dhe rregulloren e këtij fondi, u përzgjodhën 11 projekte fituese, të cilat përfshinin kryesisht blerje pajisjesh dhe materiale promovuese.

Fituesit janë si më poshtë:

Nr Emri Rrethi Sektori
1 Off Limits Tiranë Operator Turistik (makina off road)
2 Guri Zi Shkodër Fason (Tekstil)
3 NiNa Atelier Tiranë Artizanat
4 Bike Albania Tiranë Operator Turistik
5 Tradita Berat Agropërpunim

(Punishte artizanale e produkteve të zonës)

6 Star Center Tiranë ITC  – Call Center (Gjermanisht)
7 VB School Tiranë Qendër trajnimesh profesionale
8 Alb Tour Gjirokastër Turizem malor, (Guida dhe Paketa)
9 Gega Home Durrës Arredim (Perde per zyra , shtepi, lokake)
10 Explore Pogradec Pogradec Operator Turistik
11 Pica Juaj Tiranë Piceri

burimi: aida.gov.al

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0