AI do të flasë tani për ju: Google sjell "Ask for Me" për telefonata të automatizuara! - Business Magazine Albania

AI do të flasë tani për ju: Google sjell “Ask for Me” për telefonata të automatizuara!

AI do të flasë tani për ju: Google sjell "Ask for Me" për telefonata të automatizuara!

Nuk ju pëlqen të telefononi njerëzit? Pa merak, sepse Google do ta bëjë atë tani për ju.

Google po teston një mjet të ri që lejon AI-n të bëjë thirrje te bizneset për t’ju bërë pyetje në vendin tuaj.

Ask for Me është një veçori që ju ofron informacion mbi detaje të tilla si çmimet dhe disponueshmëria e shërbimeve. Për momentin, megjithatë, ajo është e disponueshme vetëm për salone thonjsh dhe servis automjetesh, sipas postimit nga Rose Yao, menaxhere e produktit në Google, në platformën X. Pasi të regjistroheni në eksperimentin e Google Search Labs, kur të kërkoni salone thonjsh ose servis automjetesh, mund të shfaqet një sugjerim Ask for Me.

For now, "Ask for Me" is only available for nail salons and auto shops.

Nga aty, do ta zgjidhni atë dhe do t’ju bëhen disa pyetje – për shembull, çfarë lloj makine keni, çfarë shërbimi ju nevojitet dhe kur dëshironi të caktoni takim. Gjithashtu, do të jepni adresën tuaj të emailit dhe numrin e telefonit për të marrë përditësime lidhur me kërkesën.

Craig Ewer, një ndër personat përgjegjës nga Google për këtë veçori tha për The Verge se me Ask for Me, “çdo thirrje fillon duke njoftuar se është një sistem i automatizuar që telefonon nga Google në emër të një përdoruesi.” Ai shtoi se janë vendosur kuota për thirrje për t’u siguruar që bizneset të mos marrin shumë thirrje të automatizuara nga Google. Sipas tij, çdo informacion i mbledhur gjatë thirrjes “mund të përdoret për të ndihmuar në trajtimin e kërkesave të ngjashme nga përdorues të tjerë.”

Lexo edhe:Si DeepSeek po rrënon inovacionin dhe investimet në AI, duke lënë liderët e teknologjisë të habitur

Bizneset që nuk dëshirojnë të marrin këto thirrje të automatizuara mund të çaktivizojnë funksionin në cilësimet e Google Business Profile ose duke informuar Google kur marrin një thirrje. Përdoruesit që aktivizojnë veçorinë mund të përballen me një listë pritjeje, pasi kapaciteti është i kufizuar gjatë eksperimentit, sqaroi Yao.

Ajo shtoi se Ask for Me është ndërtuar duke përdorur të njëjtën teknologji Duplex, e cila përdor AI për të bërë rezervime në restorante përmes Search ose Maps, si dhe për të ndihmuar bizneset të mbajnë të përditësuara detajet, si oraret e hapjes, në Maps.

new york post

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

✨ Thënia e ditës
“Karakteri nuk zhvillohet me thjeshtësi, por nëpërmjet përvojës së vuajtjeve.”
— Helen Keller
Must watch
Business Mag Nr. #39 – Shtator 2025

‘’Zgjidhni njeriun’’ … ‘’Punësoni për aftësitë e buta’’….   Janë sot postulate nga ekspertët dhe studiues të tregut të punës, të cilat iu drejtohen stafeve të burime njerëzore. Mund edhe të duket pak romantike për kohën që po jetojmë, por zgjedhja e njeriut të duhur për t’i hapur dyert e zyrës, për ta futur në gjirin e skuadrës tënde dhe për t’i dhënë pushtetin e të folurit në emër të brand-it tënd ka sot vlerë më shumë se kurrë më parë. Rëndësia e ‘aftësive të buta’ qëndron në faktin e të zotëruarit të cilësive si komunikimi, dëshira për të provuar e qenë kurioz, bashkëpunimi, empatia, besnikëria, etika e lartë dhe padyshim ndershmëria; tipare të cilat nuk janë edhe aq të thjeshta për tu gjendur në njeriun modern i cili duket se vrapon pas trendeve, të resë dhe virales dhe për të cilin çdo gjë që ka më shumë ndjeshmëri seç duhet është ‘jashtë mode’.

Për ne shqiptarët shumë nga këto vlera njerëzore janë edhe vlera të familjeve tona, vlera të cilat jan duartrokitur gjithmonë në mjediset ku jemi rritur, por që ndoshta nuk duartrokiten edhe shumë sot, ndër breza më të rinj…, ose të paktën nuk duartrokiten në publik. 

E kush më …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0