Agron Shehaj do t’i dhurojë 2 respiratorë spitalit Shefqet Ndroqi

Agron Shehaj do t’i dhurojë 2 respiratorë spitalit Shefqet Ndroqi


Ish-deputeti demokrat dhe sipërmarrësi Agron Shehaj do t’i dhurojë 2 respiratorë spitalit Shefqet Ndroqi, për të ndihmuar mjekët në luftën kundër Covid-19.

Lexo: Koronavirus në Shqipëri. Kompanitë IT me punonjës në distancë. IDS me 1000 punonjës smart work

Gjatë një bisedë me gazetarin Blendi Fevziu në emisionin Opinion mbrëmjen e së mërkurës, Zoti Shehaj  tha se i ka porositur respiratorët dhe se po punon që të vijnë sa më parë:

“Jam në kontakt me spitalin Shefqet Ndroqi dhe më thanë, që kanë nevojë të jashtëzakonshme për respiratorë. Respiratori sot bën diferencën mes jetës dhe vdekjes. Mjekët janë përballë zgjedhjes kë të shpëtojnë dhe kujt t’ia heqin respiratorin.

Kam vendosur t’i dhuroj 2 respiratorë në spitalin e Sanatoriumit. I kam porositur dhe jam duke u munduar që të vijnë sa më parë”, u shpreh zoti Shehaj.

Zoti Shehaj u bëri thirrje të gjithë atyre që kanë mundësi të kontribuojnë për të bërë të mundur blerjen e më shumë respiratorëve.

Përhapja e epidemisë edhe në Shqipëri po nxit sipërmarrësit të gjejnë zgjidhje të reja për punën. Sipërmarrësi Agron Shehaj, themelues dhe drejtues i kompanisë IDS, e cila kryen disa shërbime teknologjike për tregje të ndryshme ka vendosur të angazhojë punonjësit nga shtëpia.

Lexo: Bëhuni pjesë e nismës Adopto një Gjysh/e

Ai theksoi që në fillim se, “e vetmja mënyrë që të pengohet një epidemi e mundshme është qendrimi i njerëzve brenda, i të gjithëve, dhe dalja vetëm për nevoja të domosdoshme, si blerje a ushqimeve dhe ilaçeve. Kjo nuk duhet të jetë zgjedhje e lirë, por detyrim”!

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0