Agjërimi për 72 orë çon në rigjenerim të plotë të sistemit imunitar! - Business Magazine Albania

Agjërimi për 72 orë çon në rigjenerim të plotë të sistemit imunitar!

Një studim i kohëve të fundit i kryer nga Universiteti i Kalifornisë Jugore, i udhëhequr nga Profesor Valter Longo, arriti në përfundimin se agjërimi për 72 orë çon në një rigjenerim pothuajse të plotë të sistemit imunitar, sipas “Men’s Health”.

“Agjërimi për 72 orë rigjeneron plotësisht sistemin imunitar të njeriut”, tha Prof. Longo. Në fakt, këto agjërime të zgjatura, deri në tre ditë ose më shumë, i shterojnë rezervat e glukozës dhe yndyrës së trupit deri në atë pikë sa trupi “ha” gjithçka të dëmshme, toksike ose të dëmtuar në nivel qelizor.

Lexo edhe: Si Europa po udhëheq botën me teknologji hidrogjeni

“Ky lloj agjërimi shkakton një lloj rigjenerimi të sistemit imunitar dhe aktivizon një proces shumë interesant detoksifikimi, i cili përmirëson shëndetin në nivele të shumëfishta”, tha Dr. Valter Longo, autori kryesor i studimit. “Në fund të fundit, agjërimi për 72 orë shkakton një rigjenerim të plotë të sistemit imunitar, shtoi Gjatë një agjërimi me ndërprerje, mund të konsumohet, ujë, kafe pa sheqer, çajra bimorë si çaji i kamomilit (pa sheqer ose ëmbëlsues), lëng kockash dhe vaj kokosi. Agjërimi i zgjatur (rreth 72 orë) mund të rigjenerojë sistemin imunitar, duke i nxitur qelizat staminale të prodhojnë qeliza të reja të bardha të gjakut që luftojnë infeksionet.

Ky zbulim mund të jetë veçanërisht i dobishëm për njerëzit me sistem imunitar të dëmtuar, siç janë pacientët me kancer që i nënshtrohen kimioterapisë ose të moshuarit, sistemi imunitar i të cilëve mund të bëhet më pak efektiv me moshën.

PMC

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0