Agim Shahini i AKB: Të besojmë në nacionalizëm ekonomik dhe së pari të konsumojmë shqip - Business Magazine Albania

Agim Shahini i AKB: Të besojmë në nacionalizëm ekonomik dhe së pari të konsumojmë shqip

Tregtia Kosovë-Shqipëri është parë gjithnjë me vëmendje. Të dy vendet janë dakord që ajo nuk është në nivelet e mjaftueshme, ndonëse vitet e fundit ka pasur përmirësime për shkak të marrëveshjeve tregtare. 

BusinessMag me gazetarin Ahmet Pllana, ka zhvilluar një intervistë me kryetarin e Aleancës Kosovare të Bizneseve, z. Agim Shahini, lidhur me shkëmbimet tregtare Kosovë – Shqipëri, pengesat dhe sfidat e të bërit biznes.

Shahini, lidhur me shkëmbimet tregtare Kosovë-Shqipëri, cilat janë pengesat dhe sfidat e të bërit biznes?

Kosova dhe Shqipëria kanë avancuar shumë në eliminimin e pengesave, qoftë ligjore apo dhe joligjore, të cilat shpesh kanë prodhuar korrupsion dhe burokraci në kufi. Kjo gjë tashmë është në drejtim të duhur, kur kemi parasysh se për shkëmbimet tregtare mes Kosovës dhe Shqipërisë, mesatarisht brenda këtyre dy viteve të fundit janë nënshkruar rreth dyzet marrëveshje të ndryshme bilaterale. Ndërsa, që më heret janë nënshkruar gjithsej mbi njëqind marrëveshje, që kanë për qëllim liberalizimin e tregut pa pengesa, qoftë treg ekonomik, kulturor, sportiv apo treg i shërbimeve dhe fusha politike. Pra, në këtë drejtim, sa i përket shkëmbimeve tregtare, Kosova dhe Shqipëria kanë arritur të gjejnë veten. 

Cilat janë pengesat kryesore që përballen bizneset në Kosovë në realizimin e tregtisë me Shqipërinë dhe si mund të adresohen këto pengesa?

Artikulli u publikua më parë në faqen 14 të numrit 32 të revistës Business Magazine Albania. Business Magazine Albania është revista e parë digjitale me përmbajtje origjinale në shqip të orientuar nga fusha e biznesit. Ju mund Abonoheni dhe të Shfletoni Këtu nr. 32 të saj.

Për të lexuar artikullin e plotë abonohu në një nga paketat tona.
Kliko këtu për t'u abonuar.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0