Agi Haxhimurati: Rëndësia e krijimit të një slogani

Agi Haxhimurati: Rëndësia e krijimit të një slogani

 

Slogani (Parulla) është një mjet komunikimi jashtëzakonisht i rëndësishëm për çdo markë dhe është një mjet veçanërisht i rëndësishëm gjatë një fushate kreative. Sloganet janë të rëndësishme sepse supozohen të jenë të paharrueshme dhe të nxjerrin në pah imazhin e markës.

Një slogan i mirë jo vetëm që i jep audiencës angazhim, por i tregon edhe qëndrimin e markës ndaj një teme të caktuar. Agi Haxhimurati, drejtor kreativ pranë kompanisë me të njëjtin emër thotë se strategjitë që duhet të përdoren në krijimin e një slogani kanë nevojë për disa disa pika kyçe.

“Në komunikim çdoherë duhet përdorur strategjia, sepse strategjia e efektshme është ajo çfarë na diferencon në treg”.

 Në strategji të përgjithshme janë dy gjëra tek të cilat fokusohemi:

  • në thjeshtësinë e sloganit, ku slogani duhet të jetë i krijuar nga max.5 fjalë
  • targetgrupin, të cilit i drejtojmë mesazhin e përcjellë nga slogani

Lexo: Agi Haxhimurati: “Dizajni, Ambasador i brandi-it tuaj”

Në një strategji të veçantë, ne fokusohemi që fillimisht t’i bëjmë një audit markës. Nga tipat e “problem finder” kalojmë në tipat e “problem solvers” të markës, ku përkujdesemi që çdo detaj t’a përcjellim në mënyrë sa më të efektshme tek audienca. Duhet të kuptojmë që në industrinë e komunikimit asgjë nuk bëhet pa qëllim.

I pyetur nga BusinessMag.al se cila është rëndësia e një slogani për një biznes dhe roli që ka ajo ai thotë: Një logo unike, slogan tërheqës dhe emri i saktë i markës – janë tre komponentët kyç të identitetit të markës. Kështu që, të kesh një slogan tërheqës dhe të paharrueshëm do të ndihmojë në krijimin e njohjes së markës suaj në treg. Kjo mundëson edhe të paturit një markë të dëshirueshme në treg.

Një pikë kyçe ku ai fokusohet, lidhet me informacionin që kemi ne si individë për rëndësinë e sloganit.

Slogani ka shumë rëndësi për çdo popull në çdo vend. Ne përballemi me sloganin çdo ditë në mënyra të ndryshme. Madje secili prej nesh, sipas tij, mbart gjithmonë me vete një slogan.

Slogani është i rëndësishëm edhe në turizëm. Meqë jemi një vend ku turizmi po përparon, atëherë kjo do t’a personifikonte industrinë.

Po a e identifikon slogani një biznes? “Patjetër. “Just Do It” identifikon Nike, “Think Different” identifikon Apple, “I’m Lov.ing it” identifikon McDonalds etj, etj. Pra, nëse keni një avantazh ndaj konkurrentëve tuaj, apo nëse produkti apo shërbimi juaj ka një përfitim unik për klientët, ju patjetër duhet të keni një slogan me të cilin prezantoni pikërisht këto benefite.

Lexo: Agi Haxhimurati dizenjon vizualin kryesor për “Hardh Fest”

Sloganet nuk luajnë rol të rëndësishëm vetëm ne biznese, por edhe në një event të caktuar. Si shembull ai na tregon se si slogani që ai zgjodhi për festivalin “Hardh Fest” bëri bashkë 71 mijë turistë.  Sloganet si “Cakrroje me dashuri”, “Për kokërr t’qefit”, “Mbas verës, vjen vera”, “Me pamje kah vneshta” dhe “Një got’ për mot” – janë slogane që shpjegohen me detaje si histori suksesi në këtë link: (SI TË KRIJONI SLOGANE që sjellin mijëra turistë në një festival? (Rast studimi: HARDH FEST – link. )

Një vit u lançua slogani që lejonte turistët të mos japin llogari se pse po shkonin në festival apo pse po pinin verë/raki. Thjesht, pas çdo pyetje që i drejtonte dikush (p.sh. Pse po shkon në Hardh Fest) përgjigja e tyre ishte e thjeshtë “Për kokërr t’qefit”.

Sloganet janë përshtypjet e para të klienteve, prandaj duhet të shikohen si një vlerë e shtuar.  

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0