Aftësia që e bënte Steve Jobs të jashtëzakonshëm! - Business Magazine Albania

Aftësia që e bënte Steve Jobs të jashtëzakonshëm!

Aftësia që e bënte Steve Jobs të jashtëzakonshëm!

Steve Jobs e dinte që nuk ishte ekspert në industrinë e filmit,  edhe pasi financoi krijimin e Pixar në vitin 1986, një spin-off nga kompania e animacionit që më parë ishte pjesë e Lucasfilm.

“Jobs ishte vërtet mbresëlënës në aftësinë për të thënë: ‘kjo nuk është fusha ime’,” tha Pete Docter, drejtori krijues i Pixar, gjatë Samitit të kompanive më inovative të organizuar nga Fast Company. Sipas tij, Jobs kishte një qasje të qartë: “Nuk do të futem këtu për të drejtuar filmin apo për t’ju treguar çfarë të bëni.” Me një përvojë 35-vjeçare në Pixar, Docter pati mundësinë ta njohë nga afër stilin e Jobs. Ai veçon një aftësi udhëheqëse që e bënte Jobs një figurë të rrallë — por edhe një sjellje që ai vetë nuk dëshiron ta ndjekë.

Jobs e përkthente shpejt thelbin e një bisede

Një nga talentet e Jobs ishte aftësia për të kuptuar shpejt thelbin e çdo bisede dhe për ta përmbledhur atë me qartësi. “Ai mund të hynte në një dhomë ku nuk kishte aspak njohuri për temën që po diskutohej,” tha Docter. “Qëndronte për pesë minuta dhe arrinte të kuptonte se për çfarë bëhej realisht fjalë.” Kjo e ndihmonte të jepte këshilla dhe të zgjidhte probleme me efikasitet. Docter mendon se kjo ishte një aftësi që Jobs e kishte zhvilluar me kalimin e kohës. “Nuk është diçka me të cilën lind dikush,” theksoi ai. “Është një aftësi që vjen nga shumë praktikë.” Një cilësi që edhe ai vetë përpiqet ta përmirësojë.

Lexo edheInteligjenca artificiale po i bën punonjësit më me vlerë, jo të panevojshëm!

Por… e telefononte stafin në çdo orë të ditës e natës

Nga ana tjetër, një zakon jo i pëlqyeshëm i Jobs, sipas Docter, ishte mungesa e respektit për kohën personale të të tjerëve. “Ai telefononte, sidomos producentët, në çdo orë të mundshme. Tri të mëngjesit, në pushime, nuk kishte rëndësi,” kujton Docter. “Nëse donte të fliste për diçka, do të të telefononte.” Sipas tij, kjo vinte nga pasioni i thellë që Jobs kishte për punën e tij. Megjithatë, nuk është një sjellje që Docter dëshiron të kopjojë. Në rolin e tij si drejtues në Pixar, ai përpiqet të mos e thyejë balancën punë-jetë personale. “Nuk i telefonoj njerëzit në mes të natës, por… ende u dërgoj email,” thotë ai me një buzëqeshje. “Mendoj se kjo është ajo që gruaja ime po përpiqet të më bëjë të ndaloj.”

cnbc

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0