Afatet e pagesave tatimore janë “pas derës” - Business Magazine Albania

Afatet e pagesave tatimore janë “pas derës”

Afatet e pagesave tatimore janë “pas derës”

Në Shqipëri, çdo muaj është një garë me kohën për sipërmarrësit. Bizneset e vogla dhe të mesme përballen me fatura, klientë, inventar, por mbi të gjitha… me afatet tatimore. Dhe nuk ka asgjë më stresuese sesa kalendari i muajit që të shikon kërcënueshëm, duke të kujtuar detyrimet e radhës.

Imagjino një ditë të zakonshme pune. Eshtë pasdite e vonë, njoftimet e shumta në telefon për ato që ende duhet të bësh dhe në tryezën tënde ka më shumë dosje sesa hapësirë! Dhe papritur, mes gjithë kësaj zhurme mendimesh, të godet një pyetje e vetme: “A bëra pagesën e tatimeve?”

Tatimi në Burim ka afatin e tij — data 15 e çdo muaji. 

Sigurimet Shoqërore dhe Shëndetësore duhet të paguhen deri më 20. 

Dhe pastaj ka edhe detyrime të tjera që ndryshojnë sipas kategorisë së aktivitetit. Afate që nuk falin. Nëse i harron, pasohen nga penalitete, kamatëvonesa dhe shumë shqetësime të tjera…

Por, pikërisht në këtë situatë që për shumë biznese është tepër e njohur, shfaqet dikush që ta thjeshton ditën: agjenti EasyPay.

Në vend që të gjesh kohë për të pritur në radhë, të merresh me procedura apo të ndjekësh dokumente nëpër portale të ndryshme, ti hyn në një pikë EasyPay: dhe aty gjithçka bëhet thjesht. Agjenti që të pret është ai njeri që, ndryshe nga koha, nuk të vrapon para syve. Ai të pyet çfarë shërbimi ke nevojë, kontrollon detajet, të udhëzon dhe brenda pak minutash kryen pagesën. Nuk ka formulare të pafundme, nuk ka panik për të gjetur “seksionin e duhur”, vetëm një veprim i thjeshtë. Pagesa kryhet, dhe ti del prej andej me konfirmimin në dorë. Stresi ikën.

Nëpër pikat EasyPay, bizneset mund të kryejnë Tatimin në Burim, TVSH-në, Tatimin e Fitimit, pagesat për Thesarin e Shtetit, si edhe më shumë se 80 shërbime të tjera financiare e institucionale. Dhe ajo që e bën edhe më të lehtë, është fakti se ka mbi 560 pika EasyPay në të gjithë Shqipërinë. Praktikisht, ka gjithmonë një pikë pranë teje — pranë zyrës tënde, pranë shtëpisë, madje edhe në rrugën ku pi kafen e mëngjesit.

Lexo edhe: Easy Pay, kompania e parë që sjell një zgjidhje pagese të integruar me Open Banking

Agjentët EasyPay nuk janë vetëm operatorë transaksionesh. Ata janë kujtuesit e tu personalë për afatet. Nëse ndonjëherë i harron, ato të rikujtojnë: “Data 15 është afati i tatimit në burim”, “Data 20 është për sigurimet shoqërore dhe shëndetësore”. Ajo çfarë tek të tjerët është stres, tek EasyPay është rutinë dhe organizim.

Shumë sipërmarrës e kanë kuptuar tashmë se pagesat tatimore nuk janë thjesht detyrim ligjor. Janë pjesë e menaxhimit të shëndetshëm të biznesit. Dhe kur i bën në kohë, ke një gjë më pak për t’u shqetësuar. Më shumë energji për të menduar strategji, për t’u marrë me klientët, për të rritur të ardhurat.

Në fund të ditës, të respektosh afatet nuk do të thotë vetëm të shmangësh penalitetet. Do të thotë të mbyllësh muajin me mendjen e qetë.

EasyPay e kupton këtë. Prandaj dhe slogani i tyre nuk është rastësisht:

EasyPay — krijojmë lehtësi.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0