Aeroporti i Pulias kërkon investitorë
Përditësuar së fundmi: 22/05/2019

Aeroporti i Pulias kërkon investitorë

Share
nga Ornela Trupja
Maj 22, 2019

Aeroporti i Pulias përmes programit të tij “ON CLOUD NINE”, ka shpallur thirrjen për të interesuarit për investim në shtimin e itinerareve apo linjave direkte me rëndësi strategjike në Europë dhe Mesdhe.

Ky program synon rritjen e fitimit nga ky sektor për rajonin e Pulias. Përzgjedhja do të bazohet mbi disa kritere vlerësuese dhe aplikantët në momentin e shprehjes së interesit brenda afatit përfundimtar duhet të zotërojnë licensat dhe autorizimet e përcaktuara në legjislacionin vendas dhe atë europian.

Lexo: Aeroporti i Kukësit, shpallet fituesi i koncesionit  

Projekti u drejtohet vendeve pjesmarrëse në programin financues IPA CBC Interreg, Itali – Shqipëri – Mal i Zi dhe kap vlerën totale të € 555,000.00 (pa TVSH). Për informacion më të detajuar dhe aplikim klikoni Këtu