Aeroporti i Gjelbër Ndërkombëtar i Tiranës; Iniciativat që na afrojnë më pranë Bashkimit Evropian - Business Magazine Albania

Aeroporti i Gjelbër Ndërkombëtar i Tiranës; Iniciativat që na afrojnë më pranë Bashkimit Evropian

Aeroporti i Gjelbër Ndërkombëtar i Tiranës

Në kuadër të projektit SOLAR (Sustainable reduction Of carbon footprint Level in programme AiRports), Autoriteti i Avacionit Civil në bashkëpunim me Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës, ka zhvilluar një sërë eventesh për rritjen e ndërgjegjësimit ndaj mjedisit, reduktimin e ndotjes plastike e jo vetëm. 

Projekti SOLAR i mbështetur nga Aviacioni Civil është një projekt ndërkombëtar, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian në kuadër të Instrumentit për Asistencën e Para-Aderimit (IPA II), i cili synon të masë gjurmët e karbonit të aeroporteve në Pulia, Shqipëri dhe Mal të Zi dhe të aktivizojë politika për ta reduktuar ndjeshëm atë .

Ndotja mjedisore është një nga çështjet më problematike dhe urgjente të shoqërisë së ditëve të sotme dhe aksionet parandaluese duhet të jenë prioritet i çdo shoqërie e qeverie. 

Dita Botërore e Mjedisit është një kujtesë jo vetëm për të gjithë instancat vendimmarrëse, po për të gjithë qytetarët, që çdo veprim i ndërmarrë duke menduar për pasojat mbi mjedisin, ka vlerë.

Me qëllimin për ta qenë një aktivitet sa më gjithëpërfshirës, në Ditën Botërore të Mjedisit, stafi i aeroportit, komuniteti i biznesit që operon në TIA, nxënës të shkollës 9-vjeçare “Rexhe Deliu”, grumbulluesi i mbetjeve të riciklueshme TGA Shpk dhe transportuesi i mbetjeve urbane, të riciklueshme Leka 2007 shpk, Bashkia Nikel, OJF River-cleanup morën pjesë në aktivitetin e radhës të zhvilluar nga përfaqësuesit e Autoritetit të Aviacionit Civil në bashkëpunim me Tirana International Airoport.

Aktiviteti i radhës, si vijim i një serie eventesh, prezantoi rëndësinë e kalimit në një ekonomi qarkulluese, duke ndërgjegjësuar dhe duke u mbështetur në shembuj ilustrues konkretë.

Veç prezantimit dedikuar nxënësve të shkollës “Rexhe Deliu”, qëllimi i të cilit ishte ndërgjegjësimi për të zëvendësuar përdorimin e plastikës me mënyra alternative  Autoriteti i Aviacionit Civil prezantoi gjithashtu tek pjesëmarrësit iniciativat e tjera të ndërmarraqë na afrojnë më shumë drejt Bashkimit Evropian.

Një iniciativë e Autoritetit Shqiptar të Aviacionit Civil në kuadër të projektit SOLAR “Sustainable reduction Of carbon footprint Level in programme AiRports” ishte dhe rritja e ndërgjegjësimin në mesin e aktorëve dhe komunitetit të aeroportit për rëndësinë e përfshirjes dhe ndjekjes së angazhimeve drejt optimizimit të menaxhimit të karbonit dhe objektivit net zero te CO2 deri në vitin 2050. 

Spotet promovuese të aktiviteteve dhe investimeve të TIA-s për reduktimin e emetimeve të karbonit, posterat mbi ndërgjegjësimin e mbrojtjes së mjedisit dhe promovimit të Tirana International Airport si një aeroport i gjelbër, broshurat e projektit SOLAR, “Newsleter May 2023” etj, ishin materialet e tjera të përgatitura në kuadër të këtij aktiviteti. 

Eventi do të mbyllej me angazhimin e të gjithë pjesëmarrësve me një aksion pastrimi në rrugën e fshatit Rinas.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0