Në kuadër të projektit SOLAR (Sustainable reduction Of carbon footprint Level in programme AiRports), Autoriteti i Avacionit Civil në bashkëpunim me Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës, ka zhvilluar një sërë eventesh për rritjen e ndërgjegjësimit ndaj mjedisit, reduktimin e ndotjes plastike e jo vetëm.
Projekti SOLAR i mbështetur nga Aviacioni Civil është një projekt ndërkombëtar, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian në kuadër të Instrumentit për Asistencën e Para-Aderimit (IPA II), i cili synon të masë gjurmët e karbonit të aeroporteve në Pulia, Shqipëri dhe Mal të Zi dhe të aktivizojë politika për ta reduktuar ndjeshëm atë .
Ndotja mjedisore është një nga çështjet më problematike dhe urgjente të shoqërisë së ditëve të sotme dhe aksionet parandaluese duhet të jenë prioritet i çdo shoqërie e qeverie.
Dita Botërore e Mjedisit është një kujtesë jo vetëm për të gjithë instancat vendimmarrëse, po për të gjithë qytetarët, që çdo veprim i ndërmarrë duke menduar për pasojat mbi mjedisin, ka vlerë.
Me qëllimin për ta qenë një aktivitet sa më gjithëpërfshirës, në Ditën Botërore të Mjedisit, stafi i aeroportit, komuniteti i biznesit që operon në TIA, nxënës të shkollës 9-vjeçare “Rexhe Deliu”, grumbulluesi i mbetjeve të riciklueshme TGA Shpk dhe transportuesi i mbetjeve urbane, të riciklueshme Leka 2007 shpk, Bashkia Nikel, OJF River-cleanup morën pjesë në aktivitetin e radhës të zhvilluar nga përfaqësuesit e Autoritetit të Aviacionit Civil në bashkëpunim me Tirana International Airoport.
Aktiviteti i radhës, si vijim i një serie eventesh, prezantoi rëndësinë e kalimit në një ekonomi qarkulluese, duke ndërgjegjësuar dhe duke u mbështetur në shembuj ilustrues konkretë.

Veç prezantimit dedikuar nxënësve të shkollës “Rexhe Deliu”, qëllimi i të cilit ishte ndërgjegjësimi për të zëvendësuar përdorimin e plastikës me mënyra alternative Autoriteti i Aviacionit Civil prezantoi gjithashtu tek pjesëmarrësit iniciativat e tjera të ndërmarraqë na afrojnë më shumë drejt Bashkimit Evropian.
Një iniciativë e Autoritetit Shqiptar të Aviacionit Civil në kuadër të projektit SOLAR “Sustainable reduction Of carbon footprint Level in programme AiRports” ishte dhe rritja e ndërgjegjësimin në mesin e aktorëve dhe komunitetit të aeroportit për rëndësinë e përfshirjes dhe ndjekjes së angazhimeve drejt optimizimit të menaxhimit të karbonit dhe objektivit net zero te CO2 deri në vitin 2050.
Spotet promovuese të aktiviteteve dhe investimeve të TIA-s për reduktimin e emetimeve të karbonit, posterat mbi ndërgjegjësimin e mbrojtjes së mjedisit dhe promovimit të Tirana International Airport si një aeroport i gjelbër, broshurat e projektit SOLAR, “Newsleter May 2023” etj, ishin materialet e tjera të përgatitura në kuadër të këtij aktiviteti.
Eventi do të mbyllej me angazhimin e të gjithë pjesëmarrësve me një aksion pastrimi në rrugën e fshatit Rinas.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto