Adobe Photoshop CC i ri identifikon objektet me një klikim të vetëm

Adobe Photoshop CC i ri identifikon objektet me një klikim të vetëm


Adobe së fundmi ka publikuar një video e cila demostron një nga vegël e reja të Photoshop CC. Ai quhet, “Select subject”.

Kjo vegël përdor Adobe-Sensei, platforma për inteligjencën artificiale dhe machine learning, i cili ishte një nga pikat kryesore të Adobe Max muajin që shkoi.

Kjo vegël premton se do të shkurtojë kohën për të bërë prerje të ndryshme apo maska. Deri më tani, te preje një objekt në Photoshop CC, ka qenë “një art më vete”.

Më parë, na duhej të përdornim Lasso, Quick Select apo Pen Tools nëse donim të selektonim një objekt. Tashmë vegla e re e quajtur Select Subject e bën punën me Photoshop CC shumë më të shpejtë e më të lehtë.

Lexoni: Web Summit 2017 në Lisbonë: Ja se çfarë po ndodh me teknologjinë sot

Ajo çka është e bukur e me këtë, është se ajo mund të punojë më 1 objekt të vetëm, por edhe me grupe objektesh. Gjithashtu ajo është fjatueshëm  “mënçur” për të filtruar çdo objekt i cili mund të prishë imazhin e ri.

Por çdo teknologji e re e ka një “çmim”. Shumë komente, negative gjithashtu, kanë pasuar këtë vegël të re. Kjo do ta bëjë akoma edhe më të lehtë “hyrjen” në dizajnin grafik, duke masivizuar tregun. E gjithë kjo, shpesh çon në uljen e cilësisë, dhe shkakton pak kaos në industrinë përkatëse.

E pas gjithë komenteve negative, e gjithë kjo duket shumë e bukur për të qenë e vërtetë. Por, për fat të mirë, e gjithë kjo është e vërtetë. Video më poshtë flet më shumë për këtë vegël të re të cilën Adobe do t’a integrojë Photoshop CC e ri.

Burimi: CreativeBloq

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0