Administrata Tatimore rikujton tatimpaguesit për mënyrën e dorëzimit të librave te shitjes dhe blerjes dhe deklaratës së TVSH-së - Business Magazine Albania

Administrata Tatimore rikujton tatimpaguesit për mënyrën e dorëzimit të librave te shitjes dhe blerjes dhe deklaratës së TVSH-së

Administrata Tatimore rikujton tatimpaguesit subjekt të TVSH-së, se dorëzimi i Deklaratës së TVSH-së dhe librave të Shitjes dhe Blerjes do të vijojë të kryhet nëpërmjet llogarisë së deklarimit elektronik në e-filing edhe për periudhën Gusht 2021.

Plotësimi i rubrikave përkatëse do të kryhet manualisht, sipas llojit të transaksioneve, duke përfshirë në to të dhënat e faturave të fiskalizuara dhe atyre të lëshuara nga blloku i dokumentacionit tatimor.

Afati për fiskalizimin e transaksioneve pa para në dorë B2B ishte data 1 Korrik 2021 dhe duhet të merrni masa të menjëhershme për të plotësuar kërkesat e nevojshme, ndërkohë që po afron data 1 Shtator, e cila është afati i Fiskalizimit edhe të transaksioneve me para në dorë.

Deri tani janë 20,927 biznese të Fiskalizuara dhe mbi 16 milionë fatura të Fiskalizuara.

Ndërsa më 1 Shtator do të nisë faza e tretë për transaksionet me para në dorë tatimpagues-konsumator (B2C).

Lexoni: Tatimet, paralajmërimi për kompanitë e regjistruara në 2021

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0