Tatimet, paralajmërimi për kompanitë e regjistruara në 2021 - Business Magazine Albania

Tatimet, paralajmërimi për kompanitë e regjistruara në 2021

Tatimet I janë drejtuar me një thirrje zyrtare kompanive të regjistruara në vitin 2021 të përmbushin kushtet që vendos procesi I fiskalimit, duke u kujtuar se ato janë shumë më të ulëta për këtë kategori se për të tjerat.

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve kërkon të sjellë në vëmendjen e tatimpaguesve, detyrimet ligjore që ju lindin nga ligji Nr. 87/2019, datë 18.12.2019 “Për faturën dhe sistemin e monitorimit të qarkullimit”, i ndryshuar, i njohur si Fiskalizimi.

Për t’u Fiskalizuar çdo subjekt duhet të ketë 5 element të domosdoshëm: Certifikata Elektronike, e cila merret tek AKSHI, duke aplikuar përmes kredencialeve nga e-Albania. Software i Fiskalizimit. Një pajisje elektronike, tablet, telefon etj. Lidhje të thjeshtë me internet. Printer jofiskal.

Që prej datës 1 Janar 2021, kur nisi zyrtarisht faza e parë e kësaj reforme, për transaksionet pa para në dorë ndërmjet tatimpaguesve dhe organeve publike (B2C), të gjithë tatimpaguesve u është dhënë mundësia për t’u Fiskalizuar përpara afateve të përcaktuara në Ligj.

LEXO: Fiskalizimi – Tatimet do kontrollojnë bizneset në kohë reale

Më datë 1 Korrik 2021 nisi efekti ligjor për transaksionet pa para në dorë ndërmjet tatimpaguesve (B2B), ndërsa për transaksionet me para në dorë nga tatimpaguesit (B2C), pavarësisht përgjegjësisë tatimore apo qarkullimit vjetor të realizuar, efektet e këtij ligji fillojnë më 1 Shtator 2021.

Për një biznes që regjistrohet për herë të parë, kosto fillestare e Fiskalizimit është më e ulët në krahasim me koston e sistemit aktual të pajisjeve Fiskale. Nga ana tjetër, për t’i ardhur në ndihmë biznesit duke i dhënë kohën e duhur për të kuptuar dhe implementuar këtë reformë të rëndësishme, kujtojmë se gjobat për mos aplikimin sipas efekteve ligjore të Fiskalizimit, janë falur deri në 1 Janar 2022, thekson në njoftim administrate tatimore.

Sipas të dhënave zytare, deri në këtë fazë të vitit numërohen mbi 17 mijë biznese të Fiskalizuara dhe mbi 11 milionë fatura të lëshuara konform legjislacionit të ri tatimor.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0