Administrata Tatimore me një plan të ri operacional në luftën kundër informalitetit

Administrata Tatimore me një plan të ri operacional në luftën kundër informalitetit


Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve në një deklaratë për mediat, bën me dije se lufta kundër informalitetit nuk është një plan i përkohshëm masash. Ajo është vullnet i fortë i Qeverisë Shqiptare, për të garantuar rregulla të barabarta në treg.

E gjithë kjo bëhet me qëllim mbështetjen e biznesit që respekton rregullat dhe punon çdo ditë për të siguruar fitime në mënyrë të ndershme. Nuk do të ketë më bare, lokale apo hotele që operojnë në treg pa NIPT-e. Gjithashtu nuk mund të ketë biznese që raportojnë xhiro sa një ambulant. Kjo bie ndesh me parametrat e barazisë në treg. Mbi të gjitha kjo dëmton të gjithë qytetarët që kërkojnë me të drejtë shërbime publike të merituara, sepse ata paguajnë TVSH në çdo blerje që bëjnë.

Për këtë arsye Administrata Tatimore dhe veçanërisht Strukturat e Monitorimit në terren, po zbatojnë këtë plan operacional. Operacion ky që do të jetë sistematik, i bashkërenduar dhe i koordinuar nga Ministria e Financave. Operacioni do të përfshijë të gjithë vendin.

Gjatë periudhës 01-21 Korrik, janë kontrolluar 1,064 subjekte, ndërsa në 367 prej tyre, janë konstatuar shkelje të legjislacionit tatimor. Operacioni synon që deri në fund të vitit të jenë kontrolluar 6200 subjekte.

Së shpejti do të kemi edhe një Applikacion Stop Informalitetit, për të lehtësuar këtë komunikim.

Lexo:  18 mijë biznese paralajmërohen nga tatimet për shkeljet që bëjnë gjatë aktivitetit privat

Bilanci i shkeljeve nga kontrollet është si më poshtë:

  •  62 subjekte janë konstatuar të paregjistruara në organet tatimore, për të cilët është marrë masa e bllokimit deri në momentin e regjistrimit të tyre pranë QKB dhe organeve tatimore.
  •  53 tatimpagues janë penalizuar pasi janë konstatuar me punonjës të padeklaruar.
  • 106 tatimpagues të penalizuar për moslëshimin e kuponit tatimor (rasti i parë), ndërsa 12 tatimpaguesve u janë bllokuar ambientet për 30 ditë kalendarike për moslëshim kuponi tatimor (hera e dytë).
  • 12 tatimpagues janë konstatuar  pa pasjisje fiskale dhe 12 të tjerë nuk i mbanin pajisjet fiskale në gjendje pune.
  • 20 tatimpagues janë konstatuar se dispononin mallra pa dokumentacion tatimor.

“Lufta ndaj Informalitetit na përket të gjithëve, ndaj i lutemi çdo subjekti apo konsumatori të na bashkohet, duke bërë me dije rastet kur konstatojnë parregullsi, si nga ana e bizneseve, por edhe për punonjësit tanë, nëse abuzojnë me detyrën e tyre”, – tha në deklaratën zyrtare për mediat Drejtoria e Tatimeve.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0