ACT NOW 2025 përmbyllet me sukses: një hap përpara drejt Shqipërisë digjitale - Business Magazine Albania

ACT NOW 2025 përmbyllet me sukses: një hap përpara drejt Shqipërisë digjitale

ACT NOW 2025, eventi kryesor i Shqipërisë për inovacionin dhe teknologjinë, përmbylli programin e tij dy-ditor duke kofirmuar lidershipin e vendit drejt transformimit digjital në Ballkanin Perëndimor.

I organizuar nga Këshilli Shqiptar për Teknologjinë dhe Inovacionin (ACTI), eventi mblodhi gjigantët e teknologjisë nga rajoni e bota, politikëbërësit, investitorët, startup-et dhe ekspertët e sigurisë kibernetike për të diskutuar të ardhmen e inovacionit dhe teknologjisë.

ACT NOW 2025 nisi më 29 maj me një mbrëmje të veçantë rrjetëzimi ku morën pjesë anëtarët e bordit të ACTI-t, partnerët e eventit, folësit dhe përfaqësues të lartë të institucioneve shtetërore. Ky takim ofroi një ambient të qetë për të iniciuar biseda bashkëpunimi, nxitur lidhje të reja përmes rrjetëzimit dhe për të shënuar atmosferën vijuese të bashkëpunimit përgjatë ACT NOW 2025.

Konferenca, ngjarja kryesore e ACT NOW 2025, nisi më 30 maj me fjalët përshëndetëse të z. Ermal Beqiri, Kryetar i Bordit të ACTI-t; znj. Mirlinda Karçanaj, Drejtoreshë e Përgjithshme e Agjencisë Kombëtare për Shoqërinë e Informacionit; dhe z. Blendi Gonxhja, Ministër i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit. Gjatë fjalës së tij, ministri Gonxhja lançoi edhe nismën kombëtare “Albania Future Now”, një iniciativë e re në bashkëpunim me EU4Innovation për të përshpejtuar transformimin digjital dhe zhvillimin e drejtuar nga inovacioni në të gjithë vendin.

Konferenca nisi me fjalime nga znj. Kozeta Garrett, Partnere Globale për Sigurinë Kibernetike në Microsoft, mbi të ardhmen e sigurisë kibernetike në një botë të drejtuar nga inteligjenca artificiale, dhe znj. Ekaterina Solovova, Drejtuese e BERZH-it në Shqipëri, e cila theksoi rolin strategjik të bankës në mbështetjen e transformimit të udhëhequr nga teknologjia.

Më pas vijoi paneli mbi “Next-Gen Cybersecurity and Digital Trust”, me pjesëmarrjen e z. Eric Piroux (Entrust), z. Lee Rossey (Simspace), z. Petar Markota (Check Point), znj. Jelena Milosevic (IBM), dhe z. Vladimir Vukovic (Supermicro), i moderuar nga z. Saimir Kapllani nga Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike.

Në mesditë, agjenda u përqendrua në strategjinë kombëtare digjitale. Paneli “Rruga Përpara drejt Shqipërisë Digjitale 2030” përfshiu znj. Delina Ibrahimaj, Ministër Shteti për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit; znj. Mirlinda Karçanaj; z. Igli Tafa, Drejtor i Autoritetit Kombëtar për Sigurinë Kibernetike; dhe z. Sokol Duma, Zëvendësministër i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit. Diskutimi u fokusua te objektivat strategjikë digjitalë të Shqipërisë, Strategjia për Startup-et dhe rëndësia e përputhshmërisë ndërinstitucionale për inovacionin e qëndrueshëm.

Paralelisht nisi edhe sfida “Cyber Drill Challenge”, një garë e shpejtë me skenarë të sigurisë kibernetike që testoi aftësitë e reagimit në kohë reale të profesionistëve, studentëve dhe entuziastëve. Fitues i sfidës u shpall Alvi Skita, i cili mori çmimin “Cyber Drill” për aftësitë e treguara përgjatë kësaj sfide.

Sesioni i pasdites vijoi me një fjalim nga z. Dane Hinic, Menaxher i Qendrës së Ekselencës në IBM, i cili foli mbi “Agentic AI” dhe ndikimin e tij në biznes, qeverisje dhe etikë. Më pas pati një bisedë të lirë mes anëtarëve të bordit të ACTI-it dhe kompanive anëtare të ACTI-it: z. Andis Papa, CEO në Fastech; z. Gentian Likaj, CEO në Communication Progress; z. Brano Djurovic, CEO në One Albania; z. Kushtrim Shala, CEO në ALBICT; z. Gjergji Mulla, CEO në Helius Systems; dhe z. Bernard Toci, CEO në Synapse. Ata reflektuan mbi sfidat e ekosistemit dhe theksuan nevojën për infrastrukturë më të fortë, investime dhe zhvillim të talenteve.

Anëtarë të bordit të ACTI

Fjalimi përmbyllës u mbajt nga z. Onur Koc, Oficeri Rajonal i Teknologjisë për Europën Juglindore në Microsoft. Ai trajtoi temën ““AI with Purpose: Shaping Agentic AI and Microsoft’s Vision”, duke u fokusuar te evolucioni etik i inteligjencës artificiale dhe potenciali i rajonit për të udhëhequr zhvillimin e përgjegjshëm të Inteligjencës Artificiale.

Mbrëmja kulmoi me Ceremoninë e Çmimeve ACT NOW 2025 dhe Darkën Gala. Fjalët përshëndetëse u mbajtën nga z. Ermal Beqiri dhe znj. Delina Ibrahimaj. Më pas, një panel me investitorë ndërkombëtarë diskutoi për fuqizimin e themeluesve të guximshëm në Ballkanin Perëndimor dhe potencialin e investimeve në rajon. Në panel morën pjesë: Vuk Lau (Silicon Gardens), Maaike Doyer (Epic Angels), Maria Carolina Romero (Business Angel), Eli Zhabevska (South Central Ventures), Keo Sar (Dream VC), dhe Ardian Hoxha (Keiretsu Forum South East Europe), i moderuar nga investitori dhe CEO z. Ravik Mima.

Gjashtë startup-et finaliste prezantuan live për çmimin e madh ACT NOW Grand Prize përpara audiencës dhe një jurisë së përbërë nga: znj. Delina Ibrahimaj, z. Sokol Duma, znj. Mirlinda Karçanaj, z. Igli Tafa, z. Josh Miekley, Human-Centered Strategist; z. Aleksandër Biberaj, Shef i Departamentit të Elektronikës dhe Telekomunikacionit në Fakultetin e Teknologjisë së Informacionit, Universiteti Politeknik i Tiranës; dhe znj. Leonora Kusari, Drejtuese dhe Koordinatore Rajonale BIP, SME F&D në BERZH.

Fituesit e Çmimeve ACT NOW 2025:

  • Youth Prize: LookUp Parking nga Xhurian Shaba u shpërblye me 2,500€, për aplikacionin e tij që lidh shoferët që kërkojnë parkim me persona që kanë hapësira të lira. Aplikacioni krijon një marketplace të thjeshtë e dinamik ku shoferët mund të gjejnë, rezervojnë dhe paguajnë parkimin, ndërsa pronarët mund të vendosin çmimet dhe të gjenerojnë të ardhura.
  • Cyber Drill Prize: Alvi Skita fitoi 2,500€ për performancën e tij të jashtëzakonshme në sfidën Cyber Drill, ku zgjidhi me sukses një seri skenarësh të ndërlikuar në një garë që mblodhi mbi 20 profesionistë dhe entuziastë të sigurisë kibernetike nga i gjithë vendi.
  • Çmimi i Madh ACT NOW Grand Prize (€50,000): InsectIntel, një startup që po transformon mbrojtjen e të korrave në bujqësi përmes kurtheve inteligjente me inteligjencë artificiale dhe analizave në kohë reale. Pajisjet e tyre IoT me energji diellore kapin imazhe insektesh në terren, identifikojnë llojin me modele të trajnimit të veçantë të vizionit kompjuterik dhe njoftojnë menjëherë fermerët.

ACT NOW 2025 ishte më shumë se një samit ishte një deklaratë vizioni. Shqipëria nuk po pret të ardhmen. Ajo po e ndërton atë. Tani.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

✨ Thënia e ditës
“Mos ndiq pararatë, ndiq pasionin.”
— Tony Hsieh
Must watch
Business Mag Nr. #39 – Shtator 2025

‘’Zgjidhni njeriun’’ … ‘’Punësoni për aftësitë e buta’’….   Janë sot postulate nga ekspertët dhe studiues të tregut të punës, të cilat iu drejtohen stafeve të burime njerëzore. Mund edhe të duket pak romantike për kohën që po jetojmë, por zgjedhja e njeriut të duhur për t’i hapur dyert e zyrës, për ta futur në gjirin e skuadrës tënde dhe për t’i dhënë pushtetin e të folurit në emër të brand-it tënd ka sot vlerë më shumë se kurrë më parë. Rëndësia e ‘aftësive të buta’ qëndron në faktin e të zotëruarit të cilësive si komunikimi, dëshira për të provuar e qenë kurioz, bashkëpunimi, empatia, besnikëria, etika e lartë dhe padyshim ndershmëria; tipare të cilat nuk janë edhe aq të thjeshta për tu gjendur në njeriun modern i cili duket se vrapon pas trendeve, të resë dhe virales dhe për të cilin çdo gjë që ka më shumë ndjeshmëri seç duhet është ‘jashtë mode’.

Për ne shqiptarët shumë nga këto vlera njerëzore janë edhe vlera të familjeve tona, vlera të cilat jan duartrokitur gjithmonë në mjediset ku jemi rritur, por që ndoshta nuk duartrokiten edhe shumë sot, ndër breza më të rinj…, ose të paktën nuk duartrokiten në publik. 

E kush më …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0