Acer lançon monitorin për lojëra Predator XB321HK 32-inch 4K - Business Magazine Albania

Acer lançon monitorin për lojëra Predator XB321HK 32-inch 4K


Acer ka njoftuar lançimin e monitorit të tij të fundit për lojëra, të quajtur Predator XB321HK. Monitori 4K 32 inç, ka një rezolucion prej 3840 x 2160 dhe ofron 100% saktësi dhe riprodhim ngjyrash sRGB.

Paneli i përdorur në monitor ka një përgjigje në kohë prej 4ms duke i lejuar kështu të gjenerojë lëvizje të shpejta pa hije. Paneli ka një kënd shikimi të gjerë dhe ofron saktësi pasqyrimi ngjyrash deri në 178 gradë horizontalisht dhe vertikalisht. Lojtarët mund të zgjedhin mes tri profileve të ndryshme duke i lejuar përdoruesit të rregullojnë cilësimet, pa nevojën për të përdorur një menu OSD, ndërkohë që ata luajnë.

Acer gjithashtu ka implementuar në këtë monitor teknologjinë për të reduktuar shkëlqimin verbues si dhe emetimin e ngjyrës blu në mënyrë që të ulë sa më shumë lodhjen e syve gjatë seancave të gjata të lojërave.

Opsionet e lidhjes përfshijnë HDMI dhe DisplayPort v1.2. Monitori ka një shpërndarës USB 3.0 të integruar lart dhe katër porta të tjera poshtë. Monitori Predator XB321HK pritet të kushtojë $ 1.299 dhe është në dispozicion online tani. Do t’ju duhen disa karta grafike serioze dhe të forta për të vënë në punë lojërat moderne në rezolucion 4K, pa vonesë.

 

/Ky artikull u publikua së pari nga TechSot.al. Business Magazine Albania ka të drejta të plota të ripublikimit të këtij artikulli, në bazë të marrëveshjes mes palëve.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.



Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0