Kur Absolut Vodka deshi të kuptonte se si konsumatorët po përdorin ChatGPT për të kërkuar këshilla mbi miksimin e koktejve (mixology), zbuloi diçka të habitshme: pothuajse 70% e përgjigjeve që ChatGPT jepte nuk përmendnin asnjë markë. Ky është një moment i madh mundësie për të ndërtuar histori rreth markës, për të pozicionuar më qartë markat dhe për të shfrytëzuar burime si Reddit për më shumë ndikim.
Këto të dhëna u prezantuan nga Mathilde Guinaudeau, drejtoreshë menaxhuese në Ipsos, gjatë Kongresit ESOMAR 2025, ku ajo theksoi se optimizimi për kërkimet gjenerative (Generative Search Optimization – GSO) po transformon rrënjësisht mënyrën si markat ndërtojnë imazhin e tyre në mendjet e konsumatorëve. “Kërkimi nuk do të jetë më kurrë si më parë,” – tha Guinaudeau.
Sipas të dhënave të Ipsos:
-
Google mbetet motori më i përdorur i kërkimit, por ChatGPT është tashmë faqja e pestë më e vizituar në botë, duke lënë pas X (ish-Twitter) dhe Wikipedia.
-
ChatGPT pritet të arrijë 1 miliard përdorues deri në fund të vitit 2025, me 700 milionë përdorues unikë në javë.
-
39% e konsumatorëve francezë (fokusi i hulumtimit) tashmë përdorin inteligjencën artificiale gjenerative, dhe ky numër arrin në 74% te të rinjtë 18–24 vjeç.
-
Kërkimi i informacionit është arsyeja kryesore pse përdoruesit i drejtohen AI-së, duke zënë mbi 50% të përdorimeve.
Lexo edhe: Think Big – AADF dhe vizioni për të rinjtë dhe të ardhmen!
Si e portretizon ChatGPT markën Absolut?
Qëllimet e studimit përfshinin:
-
Të kuptohej si e përshkruan ChatGPT markën Absolut në krahasim me konkurrencën;
-
Të zbulohej çfarë lloj informacioni konsumatorët po marrin për markën;
-
Të identifikoheshin burimet që mund të ndikojnë për të rritur praninë e Absolut në rezultatet e kërkimeve.
Metodologjia: U përdorën mbi 4,500 pyetje testuese (proxy), u analizuan afro 10,000 përgjigje dhe u identifikuan 3,000 burime të ndryshme nga ku ChatGPT merr informacionin. Ndër to, Wikipedia dhe Reddit rezultuan ndër burimet kryesore. Rreth 42% e pyetjeve ishin për si të përgatitesh kokteje.
Guinaudeau shtroi pyetjen thelbësore: “A ka një boshllëk midis pozicionimit të pavarur që kemi ndërtuar si markë dhe mënyrës si ChatGPT e përshkruan Absolut?”
Boshllëqe në mënyrën e përshkrimit të markës
Studimi tregoi se ChatGPT shpesh nuk përmendte disa tipare kyçe të identitetit të Absolut, si:
- trashëgimi e fortë e markës (brand heritage),
- progresivitet dhe gjithëpërfshirje (inclusivity),
- lidhje me kulturën muzikore.
Tipare të tjera, si kreativiteti, përmendeshin vetëm në kontekstin e dizajnit të shishes – jo në mënyrë më të gjerë. Elena Franceschini, drejtore globale e analizave të konsumatorit për Pernod Ricard (kompania që zotëron Absolut), pranoi se ky është një problem, por edhe një mundësi reale. “Lajmi i mirë është se burimet nga të cilat AI po merr informacionin janë burime që ne mund t’i ndikojmë.” Konkluzioni i saj ishte i qartë:“Duhet patjetër të jemi në kontroll të narrativës. Është diçka bazike. Duhet të dimë çfarë po thotë AI për markën tonë.”Ajo sugjeroi që markat duhet të aktivizojnë dhe shfrytëzojnë burimet e AI-së, dhe ta bëjnë këtë në mënyrë të saktë, të kujdesshme dhe strategjike. Mjetet ekzistojnë për të ndikuar, por është në dorën e markave t’i përdorin.
Mësime për një strategji të fortë GSO (Generative Search Optimization)
-
Parashiko pyetjet, zotëro fjalët kyçe.
-
Shiko markën tënde me sytë e AI-së – rregullo, përshtat dhe monitoro imazhin që krijon.
-
Krijo përmbajtje të besueshme e autoritative që AI ta marrë seriozisht dhe t’i japë peshë.
-
Fokusohu te burimet që AI i beson, si Wikipedia dhe Reddit – aty duhet të jesh i pranishëm dhe aktiv.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto