ABSL Albania, pjesë e forumit ekonomik të Asamblesë Parlamentare të Mesdheut dhe Gjirit - Business Magazine Albania

ABSL Albania, pjesë e forumit ekonomik të Asamblesë Parlamentare të Mesdheut dhe Gjirit

forum ekonomik

ABSL Albania  (The Association of Business Service Leaders in Albania) është ftuar në forumin ekonomik PAM EURO-MEDITERRANEAN.  Pjesë e këtij eventi ishte presidentja e shoqatës, Arjodita Mustali.

Asambleja Parlamentare e Mesdheut (AP) organizon, së bashku me Dhomën e Këshilltarëve të Mbretërisë së Marokut, edicionin e parë të PAM Euro- MEDITERRANEAN dhe Gjirit.

Forumi u mbajt më 7 dhe 8 Dhjetor, në qytetin e mirënjohur të Marakesh.

PAM po organizon këtë Forum për të nxitur një hapësirë ​​më të integruar dhe gjithëpërfshirëse për shkëmbimin politik, ekonomik, social dhe financiar midis vendeve euro-mesdhetare dhe të Gjirit, duke siguruar që të gjitha vendet në rajon të adoptojnë praktikat më të mira në mënyrë të qëndrueshme dhe të kujdesshme.

Planifikimi për kalimin drejt energjisë së gjelbër, për të zbutur efektet e ndryshimeve klimatike dhe për të rritur pavarësinë energjetike të rajoneve, ishin ndër temat kryesore tëë trajtuara në këtë forum.

 

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0