ABBA po planifikon një turne botëror si hologramë

ABBA po planifikon një turne botëror si hologramë


Ndoshta i njihni, por ndoshta dhe i keni harruar disa nga këngët e tyre. Për këtë arsye grupi pop suedez po planifikon një tur global, 3 dekada më vonë pas ndarjes në vitin 1982. Por ata nuk do të performojnë vetë personalisht .

Në vend të kësaj ata do të rikrijohen përmes “avatarëve dixhital” për një tur virtual në vitin 2019, pavarësisht se të gjithë anëtarët e grupit ABBA janë gjallë.

Lexoni: Google eksperimenton me një reklamë të re mes realitetit virtual

“Është perfekte. Ne mund të ngjitemi në skenë ndërkohë që unë jam në shtëpi duke shtëtitur qentë e mi,” tha Benny Anderson i ABBA-ve për Herald Sun.

“Unë nuk ka pse të largohem nga shtëpia. Nëse kjo funksionon vërtet, shumë artistë do të fillojnë të bëjnë të njëjtën gjë. Është një projekt shumë interesant.

Deri më tani, përdorimi i hologramëve për shfaqjet muzikore është rezervuar vetëm për artistët që nuk jetojnë më.

Gjithçka nisi nga një shfaqje në Coachella me Tupac në vitin 2012, e më pas me Michael JacksonBillboard Awards në vitin 2015. Madje dhe në zgjedhjet e këtij viti të Francës, kandidati për president Jean-Luc Mélenchon u shfaq si një hologram për të folur njëkohësisht në shtatë mitingje.

Kuarteti do të projektohet përballë një bande live, bashkë me vokalet e regjistruara nga këngët e turit të vitit 1977 në Australi.

“Do të duket sikur jeni në vitin 1977, me një grup live, vokale live, një dizajn të shkëlqyer me drita dhe tinguj, gjithçka do të jetë si një koncert i drejtpërdrejtë”, shtoi Andersson.

Duke pasur parasysh frikën e këngëtares Agnetha Faltskog nga fluturimi, kjo është një mundësi e denjë (dhe ekonomike) për turneun në këtë rast. Por duhet të kemi parasysh që ndoshta edhe emocionet e fansave do të jenë pak ‘virtuale’.

/Mashable

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0