Google eksperimenton me një reklamë të re mes realitetit virtual » Business Magazine Albania – Media Dixhitale dedikuar Sipërmarrjes
Përditësuar së fundmi: 29/06/2017

Google eksperimenton me një reklamë të re mes realitetit virtual

Share
nga Anerola Torollari
Qer 29, 2017
Studied at Faculty of Science, Content Editor Biznesi at Business Magazine
lexo me teper >

Google prezanton reklamën e parë në formë kubike.

Reklama e re me realitet virtual ka një formë tre dimensionale, e cila do të hapë një video kur klikohet për disa sekonda.

Nuk është një produkt i mirëfilltë tani për tani, por thjesht një shembull si mund të duket në një ambient VR. Projekti, i quajtur Advr, u ideua brenda inkubatorit të Google.

Inxhinierët e Google thonë se donin të bënin diçka të thjeshtë dhe minimaliste, dy nga prioritetet më të rëndësishme që kishin dëgjuar nga reklamuesit.

Lexoni: Siguri në drejtimin e makinës falë realitetit virtual

Industria e reklamave është joshur nga realiteti virtual prej vitesh tashmë. Disa agjenci të Madison Avenue kanë ndërtuar edhe laboratore për të eksperimentuar. Por deri tani nuk është arritur diçka konkrete nga vështirësia e konsumatorit për t’u adaptuar dhe nga tendenca e reklamave për t’i trullosur ata. Reklamuesit kanë frikë se konsumatorët do të ndihen sikur kanë ngecur në një reklamë.

Ndoshta mund të duket shumë e thjeshtë, por reklama e Google shmang problemet e reklamave të tjera të të njëjtit lloj.

Përveç video player-it, Google mendon se këto reklama mund të kenë dhe funksione të tjera, si një menu komandash ose një app download.

Kompania prezantoi këtë ide në Mars të vitit të kaluar dhe zhvillimi i një produkti të mirëfilltë pritet brenda një kohe të shkurtër.

Lexoni: Reklamat më interesante me stopmotion

Burimi: Mashable

Evente

Hardh Fest 2017

Shtator 7, 2017
9:00 AM - Shtator 10 9:00 PM

Doing Business 2017

Shtator 28, 2017
në orën 09:00 - 29 Shtator Sep 29 në orën 20:00