Abaonline, portali i informimit dhe financimit të fermerëve - Business Magazine Albania

Abaonline, portali i informimit dhe financimit të fermerëve


Covid ka sjellë vështirësitë e veta. Përpjekjet dhe mundësia për të përballuar situatat janë të gjithanshme. Ndaj FED invest ka ndërmarrë disa hapa për zonat rurale, të cilat i mbështet financiarisht,

Janë vendosur masa të reja proaktive për të ruajtur shëndetin e antarësisë.

FED Invest ka hapur së fundi qëndrën ABA-Agro Biznes Asistencë abaonline një portal për fermerët. Lanҫimi i kësaj qendre dhe platformës respektive, lehtësojnë punë  e fermerët. Ata mund të informohen dhe të aplikojnë nga telefoni mobile.

Qëndra ABA – Agro Biznes Asistencë u krijua me iniciativën dhe mbështetjen e FED invest dhe të projektit “Përfshirja financiare e fermave familjare në Shqipëri”, mbështetur nga Agjencia Japoneze për Bashkëpunim Ndërkombëtar (JICA). Objektivi është që fermerët të marrin asistencë dhe informacion për t’u bërë më konkurrues në treg. Platforma dhe ekspërtët e saj ofrojnë njohuri teknike dhe praktike për fermerët në fushën e bujqësisë e blegtorisë, promovimin e praktikave më të mira në bujqësi e blegtori, informacion të përditësuar për tregjet, çmimet, partnerët e biznesit, etj.

Lexo: 2 pyetjet më të zakonshme të financimit që bëjnë sipërmarrësit

Qëndra mundëson gjithashtu edhe trajnime, seminare, panaire. Platforma digjitale www.abaonline.al është aktive që prej fillimit të këtij viti, por në kushtet aktuale ajo mund të jetë edhe më e nevojshme.

FED invest, operoan në mbi 2000 fashatra në të gjithë vendin dhe fermerët mund të marrin shërbim në 63 degë.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0