A të bën paraja të lumtur? Miliarderi japonez jep 9 milionë dollarë në Twitter për eksperiment social - Business Magazine Albania

A të bën paraja të lumtur? Miliarderi japonez jep 9 milionë dollarë në Twitter për eksperiment social


Miliarderi japonez Yusaku Meazawa do t’u dhurojë gati 9 milionë dollarë para kesh përdoruesve në Twitter. Sipërmarrësi tha se lëvizja është pjesë e një eksperimenti social dhe do të shohë nëse pagesa do të rrisë lumturinë e atyre që do të marrin paratë.

44-vjeçari Maezawa do t’ua shpërndajë paratë 1 mijë ndjekësve, të cilët do të përzgjidhen rastësisht, mes atyre që e ripostuan postimin e tij të 1 Janarit në Twitter.

Ai tha se do të monitorohet rregullisht impakti që do të kenë paratë .

Lexo: Elon Musk dhe SpaceX po çojnë njerëz në Hënë

Maezawa tha në YouTube se ky, “është një eksperiment serioz social”. Në këtë eksperiment ai shpreson të tërheqë interesin e akademikëve dhe ekonomistëve.

Afati për ripostimet në Tëitter përfundoi mesnatën e 7 Janarit.

Maezawa është i njohur për shpenzimet e tij në art dhe në automjete sportive. Ai është sipërmarrësi që pritet të jetë pasagjeri i parë privat i SpaceX që do të fluturojë rreth hënës në 2023.

Maezawa renditet i 18-ti në listën e njerëzve më të pasur në Japoni. Pasurimi i tij vjen nga themelimi dhe drejtimi i Zozotown, një prej dyqaneve më të mëdhenj online në Japoni.

 Entrepreneur

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0