A.Skin, formula unike e kujdesit të lëkurës me produkte organike shqiptare - Business Magazine Albania

A.Skin, formula unike e kujdesit të lëkurës me produkte organike shqiptare

Produkte Organike

“Çertifikimi i produkteve sipas standarteve evropiane”

Nuk ndodh shpesh që të merret më e mira e vlerave të bimëve medicinale shqiptare dhe të shkrihet në një formulë. A.Skin po sjell revolucion me konceptin e ri të së bukurës. Për freskinë dhe bukurinë po ruan me fanatizëm atë që na e ka falur natyra: bimët organike. Një biznes familjar, lider sot në eksportin e bimëve medicinale në botë ka frymëzuar brezin e ri të familjes që të mendojë me mprehtësi për të ardhmen e kujdesit të lëkurës. Në shportën e bimëve medicinale aq të kërkuara në botë, përzgjodhi me të mirën: lavandulën, e përdorur për dekada në aplikime të ndryshme. Sot A.Skin është markë që po sjell në treg produkte me bazë organike dhe çertifikim ndërkombëtar për kujdesin ndaj lëkurës si për femra ashtu edhe për meshkuj. Formulat më përbërë natyralë kanë patur rezultate të shkëlqyera tek klientët duke krijuar besueshmëri dhe tejkaluar pritshmëritë. Në një intervistë për Probizz.al themeluesja e A.Skin Lorela Gjoka thotë se në ngritjen e reputacionit të markës ka ndikuar edhe çertifikimi i produkteve sipas standarteve europiane .

Si arritët të krijonit linjën tuaj për kujdesin ndaj lëkurës?

A.SKIN u formësua si një koncept para më shumë se shtatë vitesh, si derivat i  biznesit familjar të eksportit të bimëve medicinale dhe erëzave. Kisha një vizion për të zgjeruar gamën e produkteve tona dhe për të ofruar produkte me cilësi të lartë, duke shfrytëzuar në mënyrë të veçantë bimët shqiptare. Qëllimi im ishte të diferencoja markën duke integruar teknologjinë në kujdesin e lëkurës, në mënyrë që t’i ofroja klientëve një përvojë të ngjashme me atë të një spa-je, por në komoditetin e shtëpisë së tyre. A.SKIN u themelua dy vite më parë me një linjë të kufizuar produktesh, dhe ne jemi të përkushtuar që secilin prej tyre ta zhvillojmë me një vëmendje të veçantë ndaj detajeve. Pas një hulumtimi të thelluar, kuptuam rëndësinë e bashkëpunimit me prodhues italianë të produkteve të kujdesit të lëkurës, ku dhe prodhohen produktet tona.

Produktet Askin realizohen vetëm me përbërës me prejardhje natyrale, a e komplikon kjo procesin deri në rezultatin final?

Kur formulojmë produkte për kujdesin e lëkurës, është thelbësore të vlerësojmë burimin dhe cilësinë e përbërësve natyralë. Zgjedhja e ingredienteve organike dhe të përftuara në mënyrë të qëndrueshme siguron që produktet tona të jenë jo vetëm efektive, por edhe etike.

Inovacioni në kujdesin natyral të lëkurës kërkon të qëndroni gjithmonë të informuar mbi zhvillimet dhe kërkimet më të fundit në këtë fushë.

Duke përzgjedhur dhe shfrytëzuar me kujdes dhuratat e natyrës, mund të krijohen produkte që janë po aq ushqyese sa edhe efektive, duke kultivuar një bukuri që shkon përtej sipërfaqes. Çdo proces prodhimi përballet me sfida të veta, por kërkon përkushtim për të zhvilluar atë në të cilën besoni me të vërtetë.


Cfarë bimësh shqiptare përdoren për serumet  ?

Në formulimin e A.SKIN HYDRATE & REPAIR SERUM, zgjedhja jonë kryesore ishte lavandula, e njohur për vetitë e saj medicinale dhe e përdorur për dekada në aplikime të ndryshme.

Në zhvillimet tona të ardhshme, planifikojmë të përfshijmë edhe bimë të tjera të njohura shqiptare.


Sa ndikon certifikimi i produkteve sipas standarteve europiane në besueshmërinë e klientëve?

Të kesh produkte të certifikuara sipas standardeve evropiane është një avantazh i rëndësishëm në tregun shqiptar, pasi kjo rrit reputacionin e markës dhe demonstron potencialin dhe besueshmërinë e saj.

Për tregjet tona të tjera ndërkombëtare, kjo është një kriter i domosdoshëm për të pasur sukses në nivel global.

A do të shtoni gamën e produkteve dhe nëse po, çfarë ?

Që nga lançimi ynë, kemi qenë të përkushtuar në zhvillimin e produkteve të tjera. Aktualisht, jemi në përfundim të dy formulave të reja, të cilat dëshirojmë t’i mbajmë të fshehta për momentin.

Si ka qenë feedback-u i klientëve që kur nxorët në treg linjën tuaj?

Jam vërtet e lumtur nga ndikimi që ka pasur A.Skin. Pashë një interes të madh gjatë lançimit të produktit tonë të parë, Red Light Therapy Massage Wand. Lançimi i dytë, serumi, tejkaloi pritshmëritë e mia. Do të jem gjithmonë mirënjohëse ndaj komunitetit tonë për përqafimin e filozofisë së A.Skin.

Gjithashtu, ishte një surprizë e këndshme numri i konsiderueshëm i klientëve meshkuj që kemi tërhequr. Është e qartë se A.Skin ka arritur me sukses të zbehë kufijtë gjinorë në industrinë e kujdesit të lëkurës.

Probizz.al

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0