A po na bën AI më dembelë, më të varur dhe më pak të vetëdijshëm? - Business Magazine Albania

A po na bën AI më dembelë, më të varur dhe më pak të vetëdijshëm?

A po na bën AI më dembelë, më të varur dhe më pak të vetëdijshëm?

Në një pasdite të zakonshme në Londrën qendrore, një bisedë e thjeshtë mes miqsh për vendin e drekës merr një kthesë teknologjike. Njëra zgjedh të përdorë përvojën e saj në qytet, tjetra i drejtohet menjëherë ChatGPT-së për të gjetur një vend ideal me sanduiçe italiane. Ky episod i vogël përfaqëson një ndryshim më të madh kulturor: varësia e shtuar ndaj inteligjencës artificiale në jetën e përditshme.

ChatGPT, platforma më e njohur e inteligjencës artificiale me mbi 500 milion përdorues çdo javë, po kthehet gjithnjë e më shumë në një mjet të zakonshëm për marrjen e vendimeve  nga planifikimi i ushqimeve deri te krijimi i itinerarëve të pushimeve apo hartimi i e-maileve. Megjithatë, kjo komoditet vjen me një çmim. Një kërkim i vetëm në ChatGPT konsumon 10 herë më shumë energji sesa një kërkim i zakonshëm në Google. Ndërkohë që përdoruesit ndihen të kënaqur me shpejtësinë dhe personalizimin që ofron AI, të tjerë ngrenë alarmin për ndikimet negative që ky zhvillim po ka në sjelljen tonë dhe në mjedis.

Midis komoditetit dhe pasivitetit

Teksa shumë individë përdorin AI për të përmirësuar efikasitetin në punë apo për të nisur ide biznesi, ka një shqetësim në rritje se teknologjia po zvogëlon dëshirën për të zgjidhur probleme në mënyrë të pavarur. Përdorimi i vazhdueshëm i ChatGPT si një “krah digjital” ka filluar të zëvendësojë mendimin kritik dhe përpjekjen vetjake. Njerëzit po i dorëzohen me lehtësi botës së gatshme që krijon AI – e cila, ndonëse efikase, nuk është gjithmonë e saktë.

Lexo edhe:Kukulla Labubu me madhësinë e njeriut shitet për më shumë se 150,000 dollarë

AI dhe ndikimi mjedisor: një temë tabu?

Një tjetër aspekt që shpesh injorohet është ndikimi mjedisor i teknologjive të avancuara. Një raport i vitit 2024 nga Climate Action Against Disinformation paralajmëron për një rritje prej 80% të emetimeve globale për shkak të rritjes së kërkesës për qendra të dhënash që furnizojnë AI dhe shërbimet cloud. Këto qendra konsumojnë sasi të mëdha energjie dhe ujë për t’u ftohur, dhe zakonisht ndodhen pranë zonave të populluara pa ndonjë ndërgjegjësim publik për ndikimin që ato kanë. Profesoresha Lucy Atkinson nga Universiteti i Teksasit, e cila hulumton ndërgjegjësimin publik për ndikimin klimatik të AI-së, thekson se mungesa e informacionit dhe distanca emocionale nga realiteti i qendrave të të dhënave po kontribuojnë në indiferencën kolektive. Një kërkim i saj në Teksas tregoi se dy të tretat e të anketuarve nuk e dinin se jetonin pranë një qendre të tillë.

Dilema morale: t’i thuash po komoditetit apo të mbrosh etikën?

Për disa individë, përdorimi i AI në jetën personale përbën një kufi moral. Për shembull, Laura, një gazetare 27-vjeçare, refuzon të përdorë platforma që kanë integruar funksione të AI-së, për shkak të ndikimit të tyre mjedisor dhe shqetësimit se po na bëjnë më dembelë. Ajo e përshkruan si “ick” ,  një ndjesi neverie ,  kur dikush i afrohet me një përmbajtje të krijuar nga AI, dhe vendos kufij të qartë në jetën e saj personale dhe profesionale ndaj kësaj teknologjie. Megjithatë, të tjerë janë më pragmatikë. Grafik dizanjeri Jacob Rankin e përdor ChatGPT çdo ditë në punë për detyra të përditshme si përmbledhje mbledhjesh apo hartim e-mailesh. Për të, përdorimi i AI është një mënyrë për të qenë më produktiv dhe për të ruajtur pozicionin e tij në një treg gjithnjë e më konkurrues. Ai pranon dilemën etike, por i jep prioritet efikasitetit në momentet e presionit.

E ardhmja: mes skepticizmit dhe adaptimit të pashmangshëm

Për shumë përdorues, dilema morale nuk është aq e thjeshtë. Ata pranojnë se përdorimi i AI mund të jetë kontradiktor me vlerat e tyre, por gjithashtu e shohin të pashmangshme integrimin e saj – veçanërisht kur kompani si Apple, Microsoft dhe Meta e bëjnë atë pjesë standarde të platformave të tyre. Edhe studiuesja Atkinson e pranon se është “fajtore” për përdorimin e ChatGPT për planifikimin e udhëtimeve,  edhe pse përvoja e saj përfundoi me një sugjerim për një fluturim që nuk ekzistonte më. Ajo çka del në pah është nevoja për një ndërgjegjësim më të thellë: përdorimi i AI nuk është pa pasoja. Nga mjedisi te aftësia jonë për të menduar në mënyrë kritike, çdo klikim ka një kosto. Në një botë gjithnjë e më të varur nga teknologjia, pyetja nuk është nëse duhet ta përdorim AI-në, por si ta përdorim atë në mënyrë të vetëdijshme dhe etike.

independent 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0