A përfunduan mjetet e kursimeve pensionale të kosovarëve në “Panama Papers”? - Business Magazine Albania

A përfunduan mjetet e kursimeve pensionale të kosovarëve në “Panama Papers”?


Milionat që Fondi i Kursimeve Pensionale të Kosovës (FKPK) mbledh nga kursimet pensionale të kosovarëve, vazhdojnë të investohen nëpër kompani dhe vende të ndryshme të botës. FKPK menaxhon mbi 1 miliardë euro, të cilat kryesisht janë të investuara në 1,900 kompani në mbarë globin.

Kompanitë në të cilat ky fond i ka të investuara mjetet, ka gjasa që mund të kenë qenë pjesë e parajsës së fshehjes së tatimeve, e njohur tashmë në botë si zbulimet e “Panama Papers”. Por këto dyshime hidhen poshtë nga zëdhënësi i këtij fondi, Jeton Demi.
Ai për KosovaPress tha se nuk e përjashtojnë mundësinë që kompanitë në të cilat janë të investuara mjetet të kenë fshehur tatimet, por jo mjetet e Fondit.

Ndryshe, paralajmërimet se edhe vendet e Evropës Juglindore ka gjasa të dalin në dokumentet e “Panama Papers’, e cila ka mbi 11 milionë dokumente nga firma e Mossack Fonseca, një nga kompanitë më të fshehta të botës, lë dyshime se aty mund të përfshihen edhe kompani e individё nga Kosova.

“Mossack Fonseca” është një firmë ligjore me bazë në Panama, e cila ka ndihmuar klientët e saj që të pastrojnë paratë dhe t’i shmangen tatimit nga vendet e tyre, duke ofruar shërbime në menaxhimin e pasurisë, kundrejt një tarife vjetore.

Fondi i Kursimeve Pensionale të Kosovës është ndër investitorët më të mëdhenj në rajon për kompanitë jashtë territorit ku vetëvepron. Dhe frika se mund të ketë shanse që këto para të jenë investuar në kompani që po dalin të kenë lidhje me dokumentet e zbulimit të madh gazetaresk ‘Panama Papers’, kanë ngritur shumë pyetje rreth parave të kursimeve pensionale të kosovarëve.

“Në mënyrë jo të drejtёpërdrejtë, por indirekte përmes fondeve menaxhuese investuese, Fondi i Investimeve Pensionale i investon paratë në rreth 1, 900 kompani globale botërore. Në listë gjithsesi janë kompanitë më të mëdha amerikane, siç është Microsoft, Apple, Alphabet kompania mëmë e Google, në të cilat gjithsesi ka investime tona. Ndërsa për çështjen e investimeve ose mbajtjes së mjeteve nga këto korporata në zona offshore, që kanë formë të ndryshme të tatimit, nuk ka fare lidhje me investimet tona. Sepse këto kompani, nëse mbajnë gjëra të tilla, nëse mbajnë para të tilla, i mbajnë nga fitimet e tyre për t’iu shmangur tatimeve. Nuk ka të bëjë me mjetet e investuara në totalin e aseteve që ata kanë. Pra mjetet e investuara nga Fondi i Kursimeve Pensionale janë të ditura, çdo cent është i ditur ku është i investuar dhe kjo raportohet edhe nga këto kompani dhe eventualisht ky dyshim i ngritur për këto para të dërguara atje i përket vetëm fitimeve që ata mbajnë, nuk ka lidhje me mjetet e Fondit të Kursimeve Pensionale”, tha Demi.

Ai ka treguar edhe disa nga kompanitë ku Fondi i ka të investuara mjetet, duke hedhur poshtë mundësinё që mjetet e tyre të kenë përfunduar në parajsën e tatimeve. Por ai nuk e përjashton mundësinё që kompanitë ku fondi i ka mjetet e investuara të kenë lidhje me shmangien e tatimeve.

“Në mënyrë të veçantë në fund të vitit 2015, FKP ka pasur në Microsoft Corporation rreth 13 milionё euro, po i marrim kompanitë që janë më të mëdha, Jonson & Jonson 10 milionё euro, në Apple që janë rreth 9 milionё euro. Dhe kjo nuk ka lidhje me investimet, sepse nuk jemi ne i vetmi institucion e as kompani që investon në kompanitë si Google apo në Apple, ata kanë miliarda dollarë të investuara mjete nga kompani dhe institucione të tjera. Krejt dyshimi i ngritur i përket përfitimeve, fitimet që ata nxjerrin gjatë veprimtarisë së tyre. Këto fitime mund të dyshohet, siç është raportuar në media, që mund t’i kenë kaluar në këto vende ku ka tatime më të ulta për t’iu shmangur tatimit më të lartë në një vend të caktuar të tyre të operimit. Andaj nuk ka lidhje me investimet tona dhe nuk ka pse të ketë shqetësim për këto mjete të investuara”, tha Demi.

Përndryshe, mungesa ligjore në Kosovë ka bërë që mjetet e Fondit të mos mund të investohen në vend. Për këtë arsye FKFK është i detyruar t’i investojё mjetet jashtë Kosovës, ndërsa në vend ka mjete të investuara vetëm në bono të Thesarit. Totali i investimeve të FKPK-së në obligacione dhe bono të Kosovës më 29 shkurt 2016 arriti në rreth 84 milionë euro.

 

/Telegrafi

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0