A mund t'i zëvëndësojë miqtë miku virtual? Inteligjenca artificiale ka - Business Magazine Albania

A mund t’i zëvëndësojë miqtë e vërtetë “miku virtual”?

Viteve të fundit kemi nisur të dëgjojmë dhe për përdorimin e Inteligjencës Artificiale, shumë po e shqyrtojnë mundësinë që ChatGPT mund të mbështesë edhe shëndetin mendor. Por, a mund të ofrojë realisht ndihmë për ata që po kalojnë sfida emocionale?

ChatGPT mund të jetë një ndihmës për shumë gjëra, një korrigjues tekstesh, një udhëheqës turistik, një ndihmës kodimi, dhe, gjithnjë e më shumë, një terapist virtual. Mund të tingëllojë e habitshme, por shumë e shohin si një mundësi, duke marrë parasysh se terapia tradicionale është e kushtueshme, me pritje të gjata, dhe ChatGPT ofron mbështetje të menjëhershm, madje pa gjykuar. Por a është kjo një ndihmë efektive dhe e sigurt?

Lexo gjithashtu: Si mund të kryesojnë gratë në vendin e punës?

Pse po përdoret ChatGPT për terapinë?

Edhe pse ekzistojnë mjete të dedikuara për terapinë AI, si Ëoebot dhe Ëysa, shumë njerëz po përdorin ChatGPT për mbështetje emocionale në një mënyrë organike, duke filluar me biseda të thjeshta dhe duke kaluar në mbështetje më specifike. Ky zhvillim ka çuar shumë individë ta shohin ChatGPT si një mik besnik, një trajner, apo edhe si një zëvendësues të plotë për terapinë.

Joel Frank, një psikolog klinik, shpjegon se AI mund të ofrojë ndihmë në formën e ditarit dhe udhëzime emocionale, të cilat mund të jenë një hap i mirëfilltë për ata që ndihen të turpëruar ose të frikësuar të hapen me një terapist të vërtetë. Inteligjenca Artificiale është anonime dhe gjithmonë e disponueshme, dy cilësi që e bëjnë më të lehtë për ata që janë më të hezitueshëm të kërkojnë mbështetje.

Lexo gjithashtu: Përmbajtja “e dëmshme” e AI, si mund ta dallojmë dhe pse duhet të kemi kujdes?

Si mund të pomohojë terapia me ai dhe ku funksionon më mirë?

Një nga avantazhet më të mëdha të terapive AI është disponueshmëria 24/7. ChatGPT ofron mundësinë për mbështetje të menjëhershme, kurdo që dikush ka nevojë për të. Po ashtu, bisedat me AI janë pa gjykim, dhe kjo mund të jetë një faktor shtesë për ata që kanë frikë të hapen me një terapist njerëzor.

Një tjetër përfitim është kostoja. Terapia tradicionale është shpesh e shtrenjtë dhe kërkon pritje të gjata. Në këtë kontekst, AI mund të ofrojë një mundësi më të përballueshme dhe më të lehtë për t’u aksesuar. Po ashtu, disa studime të vitit 2024 kanë treguar se terapitë me chatbot kanë pasur një ndikim pozitiv në trajtimin e depresionit dhe ankthit pas vetëm tetë javësh.

Lexo gjithashtu: Negociatat e suksesshme për TikTok, 4 grupe të ndryshme janë duke sfiduar njëri-tjetrin

Rreziqet dhe kufizimet e terapisë me ChatGPT

Një nga kufizimet më të mëdha të terapive me AI është mungesa e njohurive dhe përvojës që ka një terapeut i vërtetë. AI nuk ka inteligjencë emocionale, aftësinë për të dëgjuar vërtet, për t’u solidarizuar, dhe për të reaguar në një mënyrë të thellë njerëzore. Terapistët janë të aftë të kuptojnë sinjalet emocionale dhe të ndërtojnë një marrëdhënie terapeutike që është thelbësore për trajtimin e efektshëm të shëndetit mendor.

Po ashtu, AI mund të pasqyrojë emocionet e përdoruesve, por kjo mund të dëmtojë individët që vuajnë nga probleme si dyshimi ose depresioni, duke forcuar mendimet negative më shumë se sa sfiduar ato. Ndër problemet e tjera është mundësia e informacionit të pasaktë, ose “hallucination,” ku AI mund të krijojë përgjigje të pasakta, që mund të jenë të rrezikshme, sidomos në situata emergjente.

AI si një mjet i përdorshëm, jo si zëvendësim

Një nga rekomandimet kryesore nga ekspertët është që AI të shihet si një mjet i dobishëm, jo një zëvendësues për terapinë tradicionale. Terapitë AI mund të ofrojnë mbështetje për reflektim personal, ditar dhe mësimin e koncepteve të shëndetit mendor, por ato nuk mund të ofrojnë përvojën dhe njohuritë që një therapist njerëzor mund të sigurojë.

TechRadar

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #37 - Prill 2025

Mendo lokalisht, vepro globalisht

Viti 2025 vjen me sfida dhe mundësi të mëdha në sektorë të rëndësishëm të ekonomisë sonë. Turizmi shqiptar po përjeton një rritje të jashtëzakonshme, ku duket se pas një prezantimi mbresëlënës në ITB Berlin, Shqipëria është gati të pozicionohet si një destinacion i rëndësishëm në hartën botërore me një ofertë të larmishme turistike. Paralelisht, tregu i pasurive të paluajtshme po përballet me ndyshime të shumta, ku investimet strategjike dhe zhvillimi i qëndrueshëm janë kyç për suksesin e këtij sektori.
Teknologjia vazhdon të transformojë mënyrën se si jetojmë dhe punojmë. Inteligjenca Artificiale nuk është më thjesht një mjet ndihmës, por një faktor vendimtar që po shkruan rregulla të reja në çdo industri.

Bota përballë sfidës së krijimit të një axhende më humane për Inteligjencën Artificiale – si mund ta vendosim atë në shërbim të njeriut, pa e shndërruar në një rrezik për demokracinë dhe ekonominë globale? Ndërsa jetojmë në një botë që ndryshon vazhdimisht, shohim sesi Fintech është një realitet i padiskutueshëm që po lehtëson ditë pas dite jetën dhe veprimtarinë e bizneseve dhe individëve. Ajo që konfirmojmë me siguri në këtë edicion është sesi bizneset shqiptare po përqafojnë gjithnjë e më shumë një qasje europiane në menaxhim, kulturë, lidership dhe investime, duke u nxitur drejt inovacionit dhe …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0